Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në rrjetet sociale për krizën politike në vend. Ai shkruan se Shqipëria është ende në kohë për të realizuar zgjedhje në 13 Tetor.
Sipas kreut të shtetit, për këtë proces të propozuar prej tij është gati dhe OSBE që të ndihmojë.
Ndërkohë, Meta sjell edhe një qëndrim të tijin të qershorit 2018 sa u përket negociatave.
Postimi i plotë:
Të dashur miq!
Po ju rikujtoj qëndrimin tim publik në 27 qershor 2018, një ditë pasi ishin bërë të njohura konkluzionet e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian!
Jo vetëm që u shpërdorua një vit pa bashkëpunim, përqendrim e përgjegjësi, por gjithçka u përkeqësua vetëm në interes të luftës për pushtet.
Ndërkohë kanë kaluar më shumë se dy muaj nga dita kur u dhashë mundësi të dy palëve për të realizuar zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse.
Ende kemi mundësi t’i shfrytëzojmë këto ditë, për të realizuar zgjedhje në 13 tetor 2019, si një detyrim, jo vetëm ligjor, por edhe si domosdoshmëri për të mos i mbajtur zero shanset që Shqipëria t’i çelë negociatat për anëtarësim me BE në 18 tetor 2019.
Askush të mos lodhet të gjejë justifikime dhe alibi nëse nuk reflekton.
Çdo gjë mund të lobohet në BE, por jo injorimi i kritereve të Kopenhagenit. Zgjedhjet e lira e të ndershme janë pjesë e tyre dhe të paevitueshme.
Ndaj duhet shfrytëzuar urgjent gatishmëria e drejtuesve të OSBE-së për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj krize duke e pranuar këtë gatishmëri tani, me qëllim që jo vetëm të realizohen zgjedhjet vendore në 13 tetor 2019, por edhe të arrihet marrëveshja për reformën zgjedhore sa më parë, në mënyrë që vendi ynë të ketë mundësi të çelë negociatat në 18 tetor 2019.
– 27 qershor 2018 –
Ashtu siç kaloi një ditë, do kalojë dhe një vit
Konkluzionet e djeshme të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme mbi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian duhen mirëpritur me realizëm dhe përgjegjshmëri.
Ne të gjithë duhet ta vlerësojmë dhe çmojmë vullnetin pozitiv me të cilin si Komisioni Evropian ashtu edhe të gjitha vendet anëtare, e mirëpresin procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjithë rajonit në BE.
Kjo qasje duhet të na nxisë për një lexim të drejtë dhe realist të sfidave serioze që kemi përpara, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.
Një vit kalon shpejt, ashtu si nga dje kaloi një ditë.
Provimi ynë i qershorit të ardhshëm do të jetë shumë i vështirë e kërkues pasi edhe vetë Bashkimi Evropian do të ketë provimin e tij zgjedhor në të njëjtën kohë.
Ndaj, i ftoj të gjithë për përqendrim, përgjegjësi dhe bashkëpunim.
b.b/dita
BESOJ KTE SHKRIM D I T A..E BOTON QE OPINIONI TE JAP MENDIME.NDAJ PO JAP MENDIMIN TIM:
1-PER MUA-META DEFAKTO NUK ESHTE PRESIDENTI IM.PASI ME MOHIMIN E ZGJEDHJEVE TE 30 QERSHIRIT PROVOKOI LUFTE CIVILE.
KTE E NDALI SHBA.
2-ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT I LEJOI KQZ, KOLEGJI ZGJEDHOR,SHBA+BE.KJO MORI FUND 100 %.DHE ARSYEJA ISHTE 1 DHE VEREM 1.BOTA DEMOKRATIKE NUK E BESON ME SALOUN DHE ATA QE SHKOJNE PAS TIJ.KTU FUTET DHE LIKE-FLORIRI (SIPAS SALIUT)QE SALINE E KA PIKE TE DOBET DHE TE FORTE.DHE DIHET PSE E KA TE TILLE.
3-DHE 13 TETORI NUK ESHTE DITE ZGJEDHHESH POR PUSHIM ABSOLUT PER PS DHE POPULLIN E MAJTE.DHE KTE E DI MIRE OPOZITA DHE DREJTUESIT E SAJ KORRUPTIV E VRASTARE.
4-ATHERE PSE KEMBENGUL ÇDO DITE META PER ZGJEDHJE NE 14 TETOR..!?KJO SEPSE:
1-ME KRIJIMIN E GJ.KUSHTETUESE AJO DO MIRATOI 30 QERSHORIN SI REALE DHE BIE POSHTE 13 TETORI.
2-DO GJYKOHET ILIR META SI PRESUDENT PER TE CILIM DO FLADI DHE VENECIA.
3-RREZIMI I METES DHE DEKRETEVE TE TIJ FO TE THOT QE META TE SHKOJ NE ÇEPAN TE SKRAPARIT PER TE VJEL RRUSH,SALIU NE VIÇIDOL DHE LULI NE HOLLANDE.
4- KTA DUHET TA KUPTOJNE SE JANE BERE TE BEZDISUR PER POPULLIN,SHBA+BE..SIDOMOS ME NGJARJET E 2017.
5-NE KTO KUSHTE PD+LSI TE FILLOJNE REFORMIMIN QE NGA BAZA DERI QENDER..PA SALIN,LULIN, MULERINE,SALIANETINE,LIKEN,MONEN,VASILIQINE..ETJ.
6-KESHTU DO MARRI FUND EPOKA BERISHISTE 30 VJEÇARE SI FATKEQSIA KOMBERARE NR.1.
Ktij hajduti me parti familjare i ka ngel ora ne 13 tetor.
Na nxirni ate foton ku kokmedhenjte festojne….
ILIR META
ESHTE MGA SKRAPARI.
KESHTUQE ESHTE BURR I MENCUR.
ME I MENCUR NGA INPERIALISTET AMERIKANE DHE REVIZIONISTET EVROPIANE.
PRANDAJ SHOKU PRESIDENT I SHQIPTAREVE ME TESEREN E LSI se
TE UROJ JETE TE GJATE DHE MARSH DITE NGA DITET E SHOKEVE TE LSI se
Po ti more Like a ke reflektuar per veten tende.a ke bere autokritike per demet qe ke shkaktuar ne ekonomi.se sa shkom shuma e nje pale zgjedhje e din mire.Tani qe flet shume per 13 tetorin edhe qeverine e don ta keshe familjare.Jo o like se te shane joteme.Mendimi yt se ju si shtepi keni lindur per te udhehequr.Por mos te shkoje ndermend.Ky eshte fundi ijuaj.shkelqimidhe renia e zotit Zylo Kamberit.
Hajdut i pështirë.
Sa herë që flet,na provokon vjellje.
Nuk duam Ramën nuk duam berishen.
Duam ligjin,ndershmërinë,popullin dhe kombin.
Meta ka vjedhur aq shume nga djersa dhe gjaku i shqiptareve sa beson shume qe mund ti bleje njerezit e huaj qe po realizojne reformen ne drejtesi.Ata vijne nga vende kapitaliste ku paraja eshte ne qender te sistemit kapitalist dhe jo drejtesia,keshtu qe Meta shpreson shume.
Ik o Mete mos na prish pushimet!
Ty ste pyet as Monika,jo te rrije populli te merret me kapriciot e tua.