Ilir Meta botoi të tretin editorial të tij brenda një muaji, që në fakt ishte një fjalim kushtuar rolit të shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, në një konference organizuar në Belgjikë . Kësaj here, ai dhe citoi, Minshah-in, i cili ka thënë se “Cilido që shkatërron një shpirt, shkatërron një botë të tërë. Dhe kushdo që shpëton një jetë, shpëton një botë të tërë”. Gjatë promovimit të librit “Kurban”, Rama shpotiste parreshtur Metën kur pyetej nga admiruesit nëse ai (atëherë kundërshtar politik) e ka lexuar, duke thënë se Meta nuk lexon. Por Meta, jo vetëm po tenton të pastrojë imazhin e tij politik me gjeste “të urta” politike, por po përpiqet të pastrohet dhe me protagonizëm publik me anë të editorialeve në gazeta, për të përçuar dhe idenë e një njeriu të lëçitur. Mbetet të zbulohet se cili është ai talent në Public Relations që po i ofron receta me “kremin magjik” të fjalimeve me citime e shkrimeve në shtypin e përditshëm.

Kush eshte talenti?
Remzi Lani, ish kryeredaktor i “Zeri i Rinise”. Nuk e kuptoni nga stili?
Edhe Tur Zheji.Edhe ai eshte nje nder kirurget kryesore te operacioneve politike te Ilirit.Turi eshte shume i zgjuar dhe pragmatist.
Nuk lahet muti me shurre i thone nje fjale popullore!
KY DUHET TE VEJE DIREKT PAS SALIUT BRENDA NE BURG, DHE TI SEKUESTROHET “BIRRA KORCA” QE E BERI ME SHUFRAT E FLORIRIT TE THESARIT TE KERRABES.
tur Zhej eshte pijanec e nuk ndihmon dot Ilirin…
Dielli shihet qe ne mengjes e jo mbas dite, kur fillom menjanimin drejt renies.
Keto “zgjime” jane maraze te individit qe nuk zgjodhi rrugen e studimit e perparmit intelektual ne vende ku synonim pas 90-s, por ate te “shkopit” te floririt ne Shqiperi.