Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka reaguar për çështjen e Fierit, duke i bërë thirrje opozitës të mos mbajë peng integrimin e vendit. Sipas tij, 3 ligjet e vendosura kusht nga BE duhet patjetër të votohen në Parlament.
“Politika duhet ti japë statusin e vendit kandidat shqiptarëve. Për një problem lokal nuk duhet ndaluar integrimi kombëtar”, ky ka qenë apeli i kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili ka qenë sot me anëtarët më të rinj të Shijakut.
Sipas Metës, rritja e numrit të anëtarësisë është garanci për një politikë të përgjegjshme.
