Meta: Përfshirja e Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi, e panevojshme

Bora Basholli

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Debat Plus” të në TV Dukagjini, deklaroi se “dialogu Kosovë-Serbi është një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të Kosovës dhe e institucioneve të Kosovës.

Çdo përfshirje e Shqipërisë apo institucioni të Shqipërisë në temat e dialogut Kosovë-Serbi, do të ishte një ndërhyrje e panevojshme”

PJESË NGA INTERVISTA

Ju faleminderit që na jepni mundësinë të shuani kureshtjen lidhur me disa çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe me qëndrimet tuaja që kanë të bëjnë me korrigjimin e kufijve, por edhe me tema të tjera që lidhen me këtë aspekt. Përse keni deklaruar dhe pse jeni kundër korrigjimit të kufijve, nëse një ide e tillë përfundon dhe e çon deri në fund problemin mes shqiptarëve dhe serbëve apo mes Kosovës dhe Serbisë?

Presidenti Meta: Në mënyrë fare të qartë e të kristaltë, qëndrimi im i vetëm si President i Republikës së Shqipërisë në raport me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi ka qenë, është dhe do të mbetet i pandryshueshëm, me çdo faktor të Kosovës apo të Shqipërisë dhe me çdo përfaqësues të faktorëve ndërkombëtarë: dialogu Kosovë-Serbi është një përgjegjësi ekskluzive e udhëheqësve të Kosovës dhe e institucioneve të Kosovës.

Shqipëria, duke e mbështetur këtë dialog do të pranojë dhe duhet të pranojë çdo zgjidhje për të cilën institucionet e Kosovës do të shprehen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në përputhje me vullnetin e popullit të Kosovës.

A e dinë të gjitha institucionet e Shqipërisë këtë që po thoni ju? A e di institucioni i kryeministrit?

Unë këtë qëndrim ia kam bërë të qartë edhe kryeministrit tonë, zotit Rama. Ua kam bërë të qartë edhe faktorëve të tjerë. Kam bërë edhe një qëndrim publik.

Çdo përfshirje e Shqipërisë apo institucioni të Shqipërisë në temat e dialogut Kosovë-Serbi, do të ishte një ndërhyrje e panevojshme, që mund të mos rezultonte ndihmuese për sa i takon, në radhë të parë demonstrimit të autoritetit dhe legjitimitetit të plotë të institucioneve të Kosovës. Dhe së dyti mund të krijonte keqkuptime të panevojshme.

Shqipëria ka për detyrë, mendoj unë, t’i kërkojë Kosovës një bashkëpunim, një koordinim, një unifikim për këto tema. Natyrisht edhe një koordinim tepër të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, por edhe të Shqipërisë dhe të gjithë procesit të integrimit euro-atlantik dhe europian të rajonit tonë.

Kam theksuar me të gjithë, se nevojitet një koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të veçantë, por edhe me Gjermaninë, sepse është një faktor kyç dhe do të jetë gjithmonë kyç përsa i takon së ardhmes europiane të rajonit tonë, me Britaninë e Madhe që ka pasur dhe ka një rol të rëndësishëm për rajonin tonë, sidomos për pavarësinë e Kosovës dhe me faktorët e tjerë relevantë e të interesuar pozitivisht për perspektivën e këtij rajoni. Pastaj vendimet i takojnë popullit të Kosovës, u takojnë institucioneve të Kosovës.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Askush nuk eshte perfshire ne dialogun Kosove Serbi.
    Ky eshte spekulim dhe politike e ulet e opozites , e cila ka dash te perfitoje nga debati Thaçi – Hajradinaj ne lidhje me korignimin e kufijeve.

    Rama asnjehere nuk ka mbajtur nje pozicion pro apo kunder ne lidhje me kete çeshtje.

    Perkundrazi ;

    Kemi mender presidentin Meta i cili ne vitin 2002 i kerkoi Hashim Thaçit , t’i fale verium e Kosoves , pa i dhene asgje Kosoves, Serbise sipas nje afere te fshehte qe Meta kishte bere ne ate kohe me Xhinxhiç,

    Aferat e ketij mender presidenti , vetem fillojne ne ate kohe kur ishte kryeminister. Me pas ai forcoi lidhjet me Greqine , ne interes te kesaj te fundit dhe ishte dhe mbeshtetesi me madh i ish kryeministrit ne arati Gruevskit. Dihen thirrjet e Metes drejtuar shqiptareve te Maqedonise per te mbeshtetur anti shqiptarin Gruevsk.

    Ky mender president eshte fytyra me e korruptuar e politikes se ketyre 29 viteve i cili i shte dhe shpirtin djallit per interesat dhe karjeren e vet politike.

  • kam qen i vogel por me kujtohet

    kur nji kushuriri im kosovar kishte ardhur ke ne ather nga kosova dhe kur degjoj ne tv -fjalimin e Ramiz Alise
    qe tha ; Kosova eshte cetje brendeshme e Serbise

    u prek shume e i zhgenjyer i tha babait;
    Ne shqiptaret i paskemi tradhtart e kombit ne pushtet bre burr .

    Dhe metastazat serbo-gereke ne Shqiperi vazhduan Ramiz Alia – ja la Shtetin berishes , berisha si bushtra me rrropsia ne politike polli edhe dy bushtra
    Muten dhe Bashukin .

    Kta nuk fshihen dhe dalin hapur para shqiptareve
    e mbrojn serbet e greket

    nderkohe qe shqiptaret bejne sehir !!!!!

    Si mundet ta rrespektoj i Huaji kte far populli r qeverrie Shqiptare ,kur
    kta edhe kur jane ne pushtet ,nuk bejne asgje te pastrojne SHTETIN E TYRE

  • Meta eshte hipokrit, se as qe e pyet njeri pa le me ta lejojne te fusi hundene tije te piset ne aferat e US.
    Faleminderit Amerikes,pa ata s’ishte bere kurre ndonjehere Kosova Shtet.”Kokat e medhaja”
    Sharlatanet tane shiten si vendim marres para popullit,sikur e kane ata ne dore,sikur jane ata vendimarresit qe caktojne politikat rajonale te Ballkanit,”Me pelqimin e nderkombetareve” Me demek te paret jane keta,pastaj mbeshteten ju vine nga mbrapa edhe nderkombetaret.
    Ta qajne rolin e kllounit,me “Amerikan se Amerikanet” Me me “parime perendimore” saqe as ne perendim nuk i gjen dot.
    Nen pishtarin e “demokracise se zjarrte” politikanet tane shfaqin shemtine e degjenerimit te korrupsionit qe ju ka zhgerryer cdo qelize morale nga makuteria e pasurimit,
    Bota i njeh shume mire se kush jane,por perderisa i pranon populli si perfaqesues te tije,perendimit nuk i prish pune fare,sepse liderat tane jane lakej te zellshem e te bindur rrogozi, me personalitet te cveshur zerro nga frika e ndeshkimit te krimit.

  • Po nuk ishte problem i Shqiperise i kujt do jete atehere ? i Serbise ? apo i Europes ku…ve…a oktapod i mutit

  • Asnje ndihme nuk duhet nese ate nuk e kerkojne subjektet kosovare,Nuk na duhet percarjet,sic po veprojne meta,Berisha,Basha dhe nje grup politiknesh afer tyre.Nuk na duhen premtimetm,garantimet qe dikush ia premtoj ose ia premton Serbise,Kjo nuk eshte as vlezerore e as kombetare,Kjo eshte nje lakadredhe politike per interesa personale.sic vepruan disa nga keta ne monte te caktuara deri sot.

  • Nuk ka faj meta or njërëz joo. .fajin e ka ky popull që pranon për president një person të çertifikuar me doktoraturë korrupsioni. Normalisht që ky kështu do pozicionohet se kështu duan shefat e Athinës. .sa turp. Shqipëria në momentin e saj më historik i kthen kurrizin Kosovës. .tradhtia është historike vetëm kështu përikthehet. .langaraqët dhe sharlatanët e Tiranës flasin për bashkim kombëtar dhe nën rrogoz bëjnë të kundërtën sipas udhëzimeve të athinës dhe Beogradit. .rilindasi i vë pagesë rrugës së kombit ndërsa ky kopuku u kthen kurrizin. ..ku je or Avni ku je? ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *