Meta: Përkujdesi për shëndetin e fëmijëve, misioni ynë i përditshëm

Edona Llukacaj

Këtë të shtunë, presidenti Ilir Meta mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut të zhvilluar nga organizata “Akropoli i Ri”, një nismës e ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.

Presidenti Meta, falënderoi organizatën “Akropoli i Ri” për këtë nismë dhe vuri në dukje se fakti se kjo seancë e mbajtur pikërisht më 1 Qershor, mbart një simbolikë të veçantë për arsye se sot festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Presidenti Meta theksoi: “Në Ditën e Festës së tyre, 1 Qershorit, një urim të veçantë kam për të gjithë fëmijët me talasemi, duke i garantuar ata dhe prindërit e tyre, se do t’u jem gjithmonë pranë për kapërcimin e sfidave jo të lehta dhe të zgjidhjes së problemit serioz të mungesës së gjakut, aq shumë të domosdoshëm për ta.

Krenar që së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut” dhe organizatën “Akropoli i Ri”, zhvilluam sot një seancë dhurimi gjaku për të gjithë këta vogëlushë, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të jetë misioni ynë i përditshëm.

Është thelbësore që çdo pjesëtar i shoqërisë sonë, të japë shembullin e tij personal, përmes vullnetarizmit, si në dhurimin e gjakut ashtu edhe për kauza të tjera sociale. Ju përgëzoj për punën që bëni dhe ju inkurajoj të vazhdoni të jepni kontributin tuaj, veçanërisht në fushën e vullnetarizmit dhe ndihmës për fëmijët në nevojë!”.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • Ketyre femijve ti u ke marre te ardhmen se u ke grabitur thesarin e shtetit dhe vazhdon te pervetesosh edhe sot pasurine shteterore nepermjet tenderave te ndryshme qe i ke te afert e ndani me ata fitimet perrallore .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *