Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur Olimpiadën Mbarëkombëtare të Matematikës.
Fituesja e Olimpiadës me 99 pikë është shpallur vajza nga Berati, Johana Bendaj.
“Matematika është baza e shkencave dhe për të fituar betejat e vështira në jetë, ajo është shumë e rëndësishme.
Urova sot dhe ju dhashë me shumë dëshirë dhe krenari medaljet fituesve të talentuar të olimpiadës mbarëkombëtare të matematikës, të mbajtur në Berat, ku morën pjesë nxënës nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe lugina e Preshevës.

Një falenderim dhe mirënjohje e veçantë për të gjithë mësueset dhe mësuesit, që përpiqen ta bëjnë matematikën me tërheqëse dhe interesante për gjithë fëmijët.
Urime për nxënësen nga Berati, Johana Bendaj, fituesen e Olimpiadës, që mori me meritë 99 pikë nga 100 të mundshme, të ndjekur nga të gjithë nxënësit e tjerë, që dolën të gjithë të fituar me pjesëmarrjen e tyre në Olimpiadë dhe vizitën në qytetin e bukur të Beratit”, tha Meta.
a.s/dita

I lumte Johana Bendaj. I uroje suksese te metejshme. Eshte e kendeshme kur Presidenti i Republikes Zoti Ilir Meta nderon talentet e reja dhe vecanerisht ata qe shkelqejne ne matematike ne tere trojet tona.
Presidenti di te numeroje deri ne 700 mije euro.
Presidenti as e njeh dhe as e do matematiken. Dhe fjalet e tij pershendetse per matematiken jane kaotike. Po ta respektonte kete fushe nuk do refuzonte te dekretonte kandidaturen e matematikanit per ne krye te shish-it.