Kryeparlamentari Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e Komisionit Evropian për t’i propozuar Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Meta e vlerësoi këtë vendim si një lajm mjaft të mirë për të nesërmen evropiane të Kosovës dhe rajonit.
“Ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për gjithë qytetarët e Kosovës. Është lajm mjaft i mirë për të nesërmen evropiane të Kosovës në veçanti dhe gjithë rajonit në përgjithësi. Heqja e regjimit të vizave është mundësia e shkëlqyer për të lehtësuar kontaktet njerëzore, për të nxitur shkëmbimin e mallrave, kapitaleve, vlerave, kulturës dhe ideve ndërmjet BE-së edhe me këtë hapësirë të pandashme evropiane”, – tha Meta.
Sakaq, Kryetari i Kuvendit përgëzoi punën e bërë nga autoritetet kosovare në plotësimin e kushteve dhe standardeve të nevojshme që nevojiten për këtë qëllim.
