Ilir Meta ka kërkuar sot bashkëpunim e politikës për të realizuar procesin e integrimit të Shqipërisë.
Në një takim me simpatizantët e LSI-së në Pogradec, Meta theksoi se LSI-ja do të punojë për të merituar anëtarësimin në Bashkimin Europian, pavarësisht nga vonesave të politikës së papërgjegjshme.
“Ne nuk kemi në dorë të ndryshojmë të tjerët por të sillemi si forcë politike europiane, të përmushim të gjitha detyrimet për t`ju përgjigjur kërkesave të BE-së, për t`ju përgjigjur kërkeve dhe interesave të shqiptarëve dhe jo axhëendave të ngushta partriake dhe elektorale. Ne duan një Shqipëri europiane që qëndron fort te kujtimi i të parëve tanë, tek kujtimi i atyre që ngritën flamurin në Vlorë” tha Meta.
Ai vlerësoi gjithashtu edhe kontributin e patriotëve të qytetit të Pogradecit për pavarësinë e Shqipërisë
“Të rinjtë do të fillojnë të ecin përpara me një Shqipëri anëtare të NATO-s, me një Shqipëri ku qytetarët udhëtojnë pa viza, në një Shqipëri e cila i ka të gjitha potencialet për të qënë jo vetëm një vend i zhvilluar duke u bazuar te resurset tona natyrore dhe njerëzore. Ne duhet të ecim më shpejt për zhvillimin e Shqipërisë, për integrimin europian. Kujtojmë sot patriotët që shpallën pavarësinë, kujtojmë rilindasit tanë për të cilët Pogradeci kanë një kontribut të jashtëzakonshëm që zgjuan kombin tonë duke mbërritur në 28 nëntor” tha Meta.
o like po qenke ber rrogoz fare…ne skraparllijt i maj dhe per trima.po ti qenke komplet kokrra e pleres…