Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë Eminencën e Tij, Kardinalin Ernest Simoni (Troshani).
Presidenti Meta e uroi Kardinal Simonin për përmbushjen me sukses të misionit papnor si i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe kryesues i liturgjisë së shenjtë në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë dhe shprehu sërish mirënjohjen për urimin e Papa Françeskut me rastin e zgjedhjes së tij President i Republikës.

PASKA GJETUR KARDINALI KISHE KU TE FALET!
Kar di nali per kete paguhet nga taksat qe mbledh qiveria.
Ai po ben detyren dhe merr pagesen e rrastit..