Meta pret kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë

redaktor

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Kreun e Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmei Ibuki.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp Meta vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe theksoi se Shqipëria mirëpret investimet Japoneze në fusha të ndryshme.

Gjithashtu kreu i Kuvendit të Shqipërisë bëri me dije se është ngritur grupi I miqësisë Shqipëri-Japoni.

“Vizita është prove e qartë e vëmendjes që Japonia i kushton forcimit të marrëdhënieve me Shqipërinë. Kemi vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira Shqipëri- Japoni dhe kemi ndarë bindjen që duhen forcuar me tej si në aspektin ekonomik edhe tregtar në fushën e arsimit shkencës dhe drejtime të tjera,” tha Meta.

Gjatë fjalës së tij kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmei Ibuki theksoi se procesi i demokratizimit në Shqipëri është bërë në mënyrë paqësore. Sipas tij.

Roli i shqiptarëve dhe Shqipërisë është tepër i rëndësishëm për stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por dhe më gjerë në rajon.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *