Presidenti i vendit, Ilir Meta ka pritur sot në një takim zyrtar zv/kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani.
Pas takimit, Meta ka postuar një foto në faqen e tij në FB, duke e quajtur atë takim vëllazëror.
“Të dashur miq, sot prita në një takim vëllazëror zv/kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani me të cilin bashkëbiseduam për sfidat edhe përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve tona për integrimin e plotë evropian”- shkruan Meta.
