Presidenti Ilir Meta ndodhet në Gjilan në një ceremoni për “28 Nëntorin” i pritur nga homologu i tij i Kosovës, Hashim Thaçi.
Nga Gjilani të dy presidentët përuruan shtatoren e atdhetarit, Idriz Seferi.
Gjatë fjalës së tij, presidenti Meta deklaroi se Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete, por një komb, siç e quajti ai.
“Jam i lumtur që jam këtu për të përuruar shtatoren e Idriz Seferit. Për herojtë si Idrizi nuk ka vdekje, por përjetësi”, u shpreh Meta.
