Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se do të propozonte që listat zgjedhore të ishin të hapura dhe që ato të mos vendoseshin vetëm nga kryetarët e partive.
Gjatë fjalës së mbajtur në tryezën për reformën zgjedhore, Meta tha se kjo formë do të ishte më transparente.
“Këtë e kemi ngritur me kohë që kurse ky sistem është vendosur pasi do të forconim më shumë parlamentarizmin. Qytetarët do të kenë mundësi të shprehin preferencat e tyre dhe kjo do t’i detyrojë deputetët të jenë më të lidhur me qytetarët”, tha ai.
Meta u shpreh se kjo reformë duhet të bëhet bashkë me reformën në drejtësi, duke shtuar se korrupsioni zgjedhor vazhdon të mbetet problem jo vetëm nga fituesit por edhe nga humbësit.
“Edhe unë që po flas nuk jam krenar për zgjedhjet e 2001-shit kur isha kryeministër. Por duhet ta themi se ka patur progres në shumë drejtime. Ajo për të cilën biem të gjithë dakord është se korrupsioni zgjedhor vazhdon të jetë një shqetësim serioz. Unë nuk mendoj se të gjithë votuesit e opozitës janë të ndershëm dhe ata të mazhorancës të korruptuar”, theksoi ai.
Kryetari i Kuvendit deklaroi se partitë që humbin zgjedhjet përgatisin edhe një alibi për këtë.
“Një problem që ne kemi është se kur e dimë se do të humbim zgjedhjet përgatisim terrenin, duke thënë se po blihen zgjedhjet, ka dhunë korrupsion etj”, shtoi.
Gjithashtu, kryetari i Kuvendit kërkoi që partitë politike të jenë transparente.
“Ne kemi ngatërruar pak biznesin me politikën dhe ata shpenzojnë edhe nga xhepi i tyre. Dhe kjo krijon përshtypjen se po bëhet ndonjë hata e madhe. Ne do të zbardhim çdo financim dhe buxhetin e partive. Së dyti, çdo aktivitet publik do të zbardhet financiarisht. Ne kemi vendosur që të bëjmë publikë shpenzimet e tyre që para takimit. Gjithashtu do të bëjmë publike edhe shpenzimet e kandidatëve, ato para që shpenzojnë nga xhepi”.
Një tjetër shqetësim nga kryetari i LSI-së ishte numri i lartë i biznesmenëve në radhët e deputetëve. “Problemi tjetër është që kemi shumë biznesmenë në politike. Por ai duhet të jetë një zë cilësor në Parlament dhe jo thjesht një perezencë që mbron interesat vetjake. Për këtë ne kemi menduar që të kufizojmë kandidatët biznesmenë në zgjedhje”, shtoi gjithashtu./Dita/

Jam dakord, i bie qe te gjithe ata qe merren me droge(dhe ka shume) te vene kandidaturat se kane para te blejne voten…duhet ekuiliber..shpresoj te egzistoje nje komision qe te verifikoje figurat…ta shohim…
Listat zgjedhore duhet të jenë me emër kandidati dhe jo përfaqësim partiak. Unë votoj vetëm në rastin kur njoh kandidatin.
perseri do na ngelen dopjo gjashte ne parlament Saliu,Edi dhe floriri duke votuar per listat e partive.Keta si gjithmone do te jene ne krye te listes.
Daj Meta simboli i ‘antikorrupsioni’ pas 25 vjetesh flet per zgjedhje te ndereshme!?
Zgjedhjet e ndereshme ti ‘o beu yne’ jane kur ju 100 perqind si antishqipetare qe e shkaterruat Shqiperine e i vodhet pasurine jo vetem nuk duhet te kandidoni por urgjent duhet te dorrezoni mandatin popullit!
Zgjedhjet e ‘ndereshme’ o beu yne nuk behen nga bandat parti qe jetojne e marin avdes me parate e gjakune e femijeve shqipetare e as nga ‘komisjoni fantazem LUZI’ por nga populli nepermjet shtetit e ministrise se brendeshme!
PSE NUK I FKET POPULLIT PER ‘BUXHETIN E BATHORES ‘o beu yne qe tere miliardat i jane dhene ‘presidences’ pa president,kuvendit te krimit pa popull,ministrise se integrimit ne Shishtufine,200 bandave parti qe varrosin Cdo vit mijera femije,istitute fantazma kunder komunizmit,avokat i krimit ne vend te avokatit te popullit……ZHDUKUNI E MOS PROVOKONI ATA QE I PERDHUNUAT 25 VJET!ASNJE DEPUTET ME TEPER SE 2 LEGJISLATURA PERJASHTU KANDIDATEVE TE PA VARUR QE I KERKOJNE BALLE PER BALLE VOTEN POPULLIT SHQIPETAR!
Ky propozim bëhet për të futur në në mënyrë tinzare lojën e “të fortëve” dhe blerjen e votës nga ai. Futja e reformës zgjedhore në axhendën e parlamentit paralel me reformën në drejtësi, një hile e ndyrë dhe kërcënim për mosvotimin e reformës në drejtësi, nëse ligji nuk do bëhet që ajo parti, LSI, realisht 1,5 %-she, të marrë prapë aq sa mori (largqoftë !!!!!!!).
PER TE GJITHE TE INTERESUARIR PER KONKURIM DUHET T’I NENSHTROHEN TESTIT TE DROGES ME QELLIM QE NE pARLEEE TE MOS KEMI ASNJE PERFAQESUES TE DROGAXHI-FAQEZI !
PER TE GJITHE TE INTERESUARIT PER KONKURIM DUHET T’I NENSHTROHEN TESTIT TE DROGES , ME QELLIM QE NE PAAARRRLLLAAALLLEEESHSHSH TE MOS KEMI ASNJE PERFAQESUES NGA ATA DROGAXHI-FAQEZI !