Presidenti i vendit, Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje çështjen më të ndjeshme këto ditë; imunitetin e deputetit Saimir Tahiri.
“Nuk kam asnjë koment për çështjen e heqjes së imunitetit, por të gjitha forcat politike dhe të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të bashkohen në luftën kundër trafiqeve dhe kundër drogës, në përpjekjen për sundimin e ligjit”, tha ai.
Më herët, Presidenti mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Forcimi i vendimeve në Gjykatë”, ku ngriti problematikën e mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
Për këtë, Presidenti kërkoi që Kuvendi të tregohet i kujdesshëm në ndërhyrjen në paketën ligjore për përmbaruesit, që bën pjesë tek profesionet e lira.

Po Po ske faj ti se ke Monken qe e perdor pasi I dhe partine qe te kontrollosh gjithcka. Kur d o japesh he sap dhe te na tregosh ku I ke florinjte qe ju ke marre me bllok njerezve.
Turp te te vije.