Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si të tepruar dhe joproporcional reagimin e Policisë së Shtetit ndaj biznesmenëve që protestuan në shëtitoren e Vlorës kundër masave kufizuese.
Meta qorton Policinë duke thënë se “është e papranueshme dhuna ndaj grave dhe vajzave”.
“Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.
Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta. Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.
Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqert dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë!”, shkruan presidenti”, mbyllet reagimi i Metës.
e.r/dita

Mire jua beri . Duam qetesi se sna plasi rocka per muzike dhe zhurma pas ores 11. Protesta qe te ruajne karin.
po ti jeton ne fshat ateqifjaut, ku ka muzike andea… apo ke xbritur posht a te vraft