Meta rikthehet tek 2008, shpërndan fjalimin për paktin Rama-Berisha: “Sot, më aktual se 11 vjet më parë”

Ornela

Presidenti i vendit Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, një pjesë nga fjalimi i mbajtur prej tij 11 vite më parë.

Me videon e mitingut të vitit 2008, kur ishte kryetar i LSI-së, Meta kujton momentin kur kundërshtonte marrëveshjen e 21 prillit midis Sali Berishës dhe Edi Ramës që ndryshoi thellësisht Kushtetutën e Shqipërisë.

Në atë fjalim Meta thekson se “nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 prillit”, pasi siç shton më tej, “parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, jetik, është vetë vija ndarëse midis demokracisë dhe diktaturës”.

Deklaratë që sipas tij, është “edhe sot më e vërtetë dhe aktuale se 11 vite më parë!”

“Ne kurrë s’mund të pranojmë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 prillit se për ne parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, jetik, është vetë vija ndarëse midis demokracisë dhe diktaturës”- thotë Meta gjate këtij fjalimi.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Jo vetëm që pranoi kompromis por edhe u bë ministër, zv.Kryeministër, Kryetar Kuvendi, President. Ndërsa tek pjesa “parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë” e besoj që e ka pasur me të vërtetë. Gjithmonë këta duan që pushtetet t’i ndajnë midis tyre. Njëri Presidencën, tjetri Kryeministrinë, se çfarë vendos vota e popullit këta nuk pyesin. Nuk pyeti Rama kur i dha gjysmën e qeverisë, Avokatin e Popullit, Kryetarin e KQZ-së etj, Lulzim Bashës, nuk pyeti as Berisha kur i dha Ilir Metës me 4 deputetë, 4 ministri e zv.kryeministrin. Ndaj e besoj kur thotë që ndarjen e pushteteve e ka të shenjtë se duan që të vjedhin gjithmonë e pushteti i bën edhe të mbrojtur nga ligji, të paktën deri tani.

  • Glaukias !
    Bukur shprehesh.Kto pelivan ndajne pushtetet dhe shenjterohen.Posa marrin pushtetin e shenjt shenjterohen.
    Keto kriminel e te korruptuar te veshur me pushtet duan t’ia imponojne popullit shenjtrin e vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *