Kush e do kokën tuaj, Ilir Meta?

Dita

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta foli ne intervisten e fundit televizive te premten ne mbremje për darkën e fundit me kryeministrin Rama, reformën në drejtësi dhe akuzat që u ngritën ndaj tij, për çështjen Doshi apo CEZ-DIA.

Kush e do kokën tuaj politikisht, Ilir Meta? – ishte pyetja e perseritur e intervistuesit Arjan Cani.

Unë nuk merrem me emra. Po të doni mund të vini në zyrën time, aty e kam dosjen, është 1 mijë faqe. Dhe Clifordi e kishte përdorur këtë në gjyq për të treguar që DIA kishte shfrytëzuar zyrtarët. Ishte taktika e Clifordit për të dëmtuar DIA-n në interes të shtetit shqiptar, pasi DIA kërkonte 130 milionë euro kundër shtetit shqiptar – tha Meta.

Që i humbi në arbitrazh…

Megjithatë, dhe një herë tjetër, për të qenë fare të qartë, e theksoj se ky ka qenë një operacion mafioz, politik, në mënyrë të veçantë financiar, mediatik, i cili në mënyrë frenetike, siç shprehej studio në fund fare, në letrën e fundit u përpoqën të krijonin konfuzion dhe të dëmtonin procesin kundër shtetit shqiptar në mënyrë që shteti të humbiste 130 milionë euro. Dhe ju e kuptoni që 130 milionë euro është një shumë e madhe nga e cila do të përfitonin shumë, por do të humbnin shqiptarët dhe natyrisht goditej Ilir Meta politikisht, goditej Sali Berisha. Dhe kjo ishte e programuar, por natyrisht që në fund fare do të goditej dhe Edi Rama, sepse do të humbnin 130 milionë euro. Pa dyshim që këta shqiptarë për këtë çështje do të kërkonin një përgjegjësi ndaj qeverisë, ndaj Kryeministrit, ndaj ministrit të Energjisë. Por e vërteta, e cila asnjëherë nuk u theksua nga mediat, të cilat për fat të keq i jepnin jehonë manipulimit të agjencisë me qendër në Beograd, e cila i referoi Clifordit…

Mua më thanë që financohet nga Sorosi. A është e vërtetë? A keni dëgjuar gjë?

Këtë gjë nuk e di, por di që kur ka dalë kjo çështje, zoti Vasili ka thënë se e vërteta e kësaj, akuza ndaj Metës është sa ishte e vërteta e sondazhit të Soros-it në janar të vitit 2013 për LSI-në, ku LSI-në e nxori me 1% dhe parti të pestë, pastaj rezultatin ju e dini mirë se si doli. Pra, nuk e di tamam, por ndoshta Petriti ka pasur ndonjë informacion më të plotë se unë. Ajo që dua të them është se menjëherë kjo kompani është treguar mjaft korrekte. Pra, kjo studio ligjore, pasi është bërë kjo akuzë, ka bërë një deklaratë mjaft të shkurtër, por të qartë.

E bëri tani…

Jo, kjo është tjetër.

Ajo që thatë se nuk keni përmendur emër?

Jo, nuk kemi përmendur emrin e z. Meta për asnjë çështje korrupsioni.

Ka dalë kjo në media?

Ka dalë shumë pak.

Ndoshta nuk iu dha rëndësia e duhur?

Nuk ka rëndësi. Ata mbajtën qëndrimin e tyre, por nuk bënë një shpjegim më të plotë, sepse çështja ishte në arbitrazh.

Arbitrazhi mbaroi…

Ata, duket qartë dhe nga mënyra se si e kanë formuluar letrën, nuk donin të hynin në një debat, i cili përmes kësaj zhurme, synonte të dëmtonte OSHEE-në dhe shtetin shqiptar në gjyq me qëllimin që pala që donte të merrte 130 milionë euro, që sponsorizonte të gjithë këtë sulm, të arrinte të gjitha objektivat e saj; objektiva politike, objektiva financiare e kështu me radhë. Dhe pas objektivave financiare përsëri objektiva të reja politike.

Ato janë bashkë, sigurisht. Kush qëndron pas këtyre sulmeve? Unë e di që nuk mund t’i vini dot një emër dhe një mbiemër sot këtu, por që të gjitha…

Kjo është çështje e institucioneve të shtetit, nuk është çështje imja si Kryetar i Kuvendit.

Çfarë do të thotë kjo?

Janë institucionet që duhet të gjykojnë.

Kush e do kokën tuaj politikisht, Ilir Meta? Pse të mos e themi? Kjo histori ka vite, nuk është hera e parë…

Për mua nuk ekziston asnjë shqetësim. I vetmi shqetësim imi gjatë asaj periudhe ka qenë vetëm një, që shteti të mos humbiste 130 milionë euro, sepse nuk ishte më asgjë e rëndësishme…

Nuk është vetëm afera e CEZ-it. Akuzat ndaj jush kanë qenë të tmerrshme, të forta…

Gjyqin më të mirë të një politikani ia bën vota e popullit.

Kush qëndron pas gjithë këtyre sulmeve që po ju bëhen juve në vazhdimësi dhe që me siguri nuk kemi parë gjë akoma, sepse zgjedhjet e 2017-s janë akoma dhe një vit larg? Qëndron Edi Rama, me të cilin duhet thënë që ju nuk keni pasur gjithmonë muaj mjalti, por keni pasur konflikte nga më të ndryshmet, herë underground, herë publike e tjerë, e tjerë, i dimë të gjithë, se i kemi parë kronikat nëpër televizione, i dinë sulmet që i keni bërë ju atij, ai ju, qëndron Edi Rama, qëndrojnë ndërkombëtarët Ilir, apo Edi Rama përdor ndërkombëtarët, apo Lul Basha në bashkëpunim me Edi Ramën, apo agjencia DIA-s sponsorizoi të gjithë këtë sulm me ndihmën e SOROS-it? A mos jemi përballë një skenari me një koalicion të madh Rama-Basha, Ilir Meta, për t’ju eliminuar ju dhe për të hequr nga parlamenti të gjithë individët e tjerë, që konsiderohen me rekorde kriminale?

Ju thatë shumë opsione….

Një nga këto do të jetë, apo jo?

Unë shkurtimisht dua t’ju them se nuk dua të mbështetem në një logjikë konspirative, por pa dyshim të gjitha inskenimet kanë një konspiracion dhe ky konspiracion është mbështetur vazhdimisht nga faktorë, të cilët nuk e duan atë stabilitet politik që kontribuon LSI-ja dhe Ilir Meta në politikën shqiptare, por dëshirojnë një konfrontim ekstrem në vend, i cili do të prodhonte kriza të forta, siç edhe ka prodhuar në të kaluarën. Për sa u takon ndërkombëtarëve, absolutisht që nuk kemi asnjë angazhim të ndërkombëtarëve në këtë drejtim. Kur flas për ndërkombëtarët, ndërkombëtarë ka shumë, ka edhe mafie ndërkombëtare, ka edhe lobingje.

Patjetër, unë i futa me një fjalë.

Absolutisht.

Unë i listova, për shembull, siç i keni çuar një e-mail zonjës Klinton dikur kur keni qenë ministër i Jashtëm, e mbani mend apo jo, e dini shumë mirë? Është një nga njerëzit që Edi Rama, në një farë mënyre, e ka provuar vetë. Edi Rama është krijesë e SOROS-it është njeriu që mbështetet nga SOROS-i, pra të   gjitha këto…

Unë nuk jam dakord me këto çështje, por nuk kam ndër mend të hyj në debat me ju, por do t’ju jap përgjigje për pyetjen që më bëtë. Nuk e besoj këtë variant, por natyrisht që ka elemente, po themi, të njohur si sorosianë, që kanë punuar ethshëm për një koalicion të madh PD –PS, me qëllim portretizimin e LSI-së, si një forcë me probleme.

Ndërsa, për sa i takon problemit të eliminimit të njerëzve me rekorde kriminale, LSI-ja ka qenë që në fillim për ta zgjidhur menjëherë këtë çështje dhe nuk duhej të ishte zvarritur për një kohë kaq të gjatë. Por më në fund kjo gjë u bë dhe është mjaft pozitive.

Ilir Meta, në rrjetet sociale shkruhet për një skenar, që synon eliminimin tuaj politik, pse jo edhe burgosjen tuaj…

Po kjo është synuar që në vitin 1993, kështu që mos u shqetëso!

Flitet shumë për eliminimin tuaj politik dhe e thonë, konspiracion do të thoni ju, megjithatë unë jam këtu zëdhënës i të gjithë anonimateve, i të gjitha zërave, që është konceptuar dhe sponsorizuar, sidomos nga fondacioni SOROS, dhe këtë e bën nëpërmjet Edi Ramës, njeriut të tyre. Madje, në këto postime në rrjetet sociale thuhet se është garantuar Basha për të qeverisur pas Ramës në vitin 2021, Ilir Meta. Pra, me fjalë të thjeshta, është garantuar Basha se në vitin 2021 do t’i vijë radha për kryeministër, ndërkohë që duhet lënë i qetë Rama të qeverisë pa Metën, në periudhën 2017-2021. A jeni ju në dijeni të një skenari të tillë? E di që këtu flas për të ardhmen dhe njerëzit mund të thonë: këto janë çmendur! E di që e ardhmja nuk parashikohet, por   ne do të mundohemi ta lexojmë të ardhmen, për të kuptuar ç’ndodh tani, apo jo?

Tani, një analize të tillë unë do t’i jepja këtë përgjigje: fondacioni SOROS ka bërë edhe punë të mira në Shqipëri, ka bërë edhe vepra sociale dhe cilido që mendon se po ndodh kjo gjë, do të ishte mirë të jepej mesazhi që para të tilla të mos shkonin kot, por për të shkonin përsëri për vepra të mira, që shqiptarët të vlerësonin kontributin e këtij fondacioni.

Para disa ditësh, filloi një lëvizje në rrjetet sociale për largimin e SOROS-it nga Shqipëria. Le të rrimë pak te SOROS-i, se është një temë interesante, për të cilën njerëzit janë kuriozë , se u duket si ufo Sorosi, po, në fakt, ai është njeri që ka shumë para, por që ka probleme me disa shtete, mbase edhe me shtetin e vet. Me sa duket, në rrjetet sociale ka nisur lëvizje për largimin e SOROS-it, duke parë që Rama nuk mund ta mbajë më, thonë, postin e Kryeministrit, se po bëhet situata shumë keq, SOROS-i, kur them SOROS-i e kam fjalën grupi i tij, ka filluar të mendojë për trashëgimtarin e Ramës, Ilir Meta, më dëgjoni me vëmendje.

Po, po, po dëgjoj.

Ndaj, ka ftuar vetëm pak ditë më parë në Sri Lanka, për të gjithë ju që nuk e dini është një ishull në Oqeanin Indian, ku në një panel ishin ulur miliarderi Soros, mbajtësi i çmimit “Nobel” për ekonominë, Joseph Stiglitz, profesori i Haward-it Osman që paguhet nga Sorosi dhe këshillon Edi Ramën për reformat ekonomike, presidenti i Sri Lankës dhe vetë Erion Veliaj, kryetari i bashkisë, që unë këtu i them “Vilajet qyrku”, me përkëdheli. Thonë se kjo ishte një qokë për Erion Veliajn, për ta pagëzuar si trashëgimtar të Edi Ramës, i cili do të lërë postin e Kryeministrit pas një mocioni që do t’i bëjë Ilir Meta. Besoj se jeni në dijeni për këtë gjë, apo jo? Meqenëse reforma në drejtësi nuk kalon, do të ketë një mocion…

Në dijeni të kujt?

Të gjithë këtij skenari…

Të mocionit. Mos ka bërë ndonjë gjë baba Taku me kokën e tij, se unë nuk di gjë për ndonjë mocion.

Jo, nuk ka filluar ende. Gjithmonë nëse reforma në drejtësi nuk kalon.

Reforma në drejtësi do të kalojë, mos u shqetëso!

Më vijnë mesazhe, më fal që po e copëtoj kështu intervistën, por më pëlqen – e më thonë: Çani, po vjen koha e ngjalave prapë, më duket. Ngjalat, për ata që nuk e dinë, ose që nuk u kujtohet, është një darkë që ka ngrënë Edi Rama – darkë apo drekë, s’e mbaj mend mirë – në Gjirin e Lalëzit, më 1 prill të vitit 2013.

Ngjala, tha Doktori, por peshk kishim.

Nuk ishin ngjala?

Jo, ngjala tha Doktori.

A po vjen koha e ngjalave prapë, me Edi Ramën? Pra, a do të uleni prapë, siç u ulët?

Ne jemi ulur dhe jemi në një proces të vazhdueshëm. Ne ulemi çdo javë. Bile ju shqetësoheni kur ne ulemi dy herë në javë.

Thuhet se ka një propozim nga ndërkombëtarët europianë, dhe propozimi është: të shkëmbehet Kastriot Ismaili me SOROS-in, thotë mesazhi.

Nuk dua të komentoj këto.

Ilir Meta, a keni menduar ndonjëherë që, ajo që në fakt SOROS-i do të dëshironte të bënte, është të bënte bashkë Ramën dhe Bashën, për një koalicion të madh? Çfarë do të bënit në një moment të tillë? E keni menduar mundësinë që ata të dy të bëhen bashkë?

Së pari, njëherë, unë do të dëshiroja shumë që Rama dhe Basha të bëheshin bashkë, duke kuptuar përgjegjësinë e përbashkët që kanë ndaj vendit. Një koalicion PD-PS, që të dyja partitë e bëjnë me vullnetin e tyre, për t’i dhënë vendit një zgjidhje më të mirë se sa koalicioni aktual, për ne është një koalicion që respektohet.

Ju kaloni në opozitë…

Patjetër! Me kënaqësi. Ne kemi qenë në pushtet, dhe nga pushteti krijuam një forcë opozitare, LSI-ja.

Share This Article
13 Comments
    • Nje interviste prej SHARLATANI kjo e perversit Arjan Cani!
      Eshte edhe faji i Ilir Metes qe ka pranuar t’u pergjigjet pyetjeve te tilla provokuese,poshteruese dhe cinike sikur te ishte ne HETUESI!
      Cani eshte treguar nje njeri i urryer ne sherbim te kriminelit Berisha per te nxitur Meten qe te percahet me Ramen dhe te bashkohet me Berishen!
      Kjo eshte rruga e vetme qe shpreson Berisha se mund ta shpetoje nga BURGU!

      • Nuk diskutoet fare se personi qe kerkon eliminimin e Metes nga Politika esht EDI RAMA

        EDI RAMA ka nje problem religjoz me vet veten, ne fakt kete lloj problemie kane te gjithe ortodokset

        Ortodokset kane nje zakon qe brenda shoqerise shqiptare i quajne te huaj ata qe nuk jane ortodokse dhe ndaj Ortodokset perkrahin njeri tjetrin ne cdo gje

        Dhe kete veti te ortodokseve , EDI RAMA e ka te zhvilluar ne ekstrem

        EDI RAMA mendon se duke hequr qafe Meten e cimenton pushtetin e tij sepse mendon se pas heqjes se Metes, ne krye te LSI mund te vije ndonje kaur i tij, dhe dihet qe Rama ka projektuar Petrit Vasilin per ta vendos ne krye te LSI
        Dhe duke ardhur Vasili ne krye te LSI , e majta nuk cahet kurre, nderkaq EDI do jete gjithmone ne pushtet

        Dhe ja pse pas gjithe kesaj lufte ndaj Metes eshte EDI RAMA

        -Heren e pare kur e Dirtan prifti e nxori Meten ne video, ishte EDI RAMA qe i lutej Priftit perdite dhe i premtonte cdo gje , vetem qe te postonte videon , sic tha edhe vete Dritani

        Pastaj heren e dyte me ate TOM DOSHIN qe pretendonte se do e vriste Meta –Kuptohej komplet qe ishte loja e EDIT duke perdorur prokurorine

        Ata prokuroret i jepnin ndonje material atij Gazetarit qesharak qe i duket vetja se lufton krimin, me mbiemrin Hoxha ,dhe ky gazetar alarmonte Tomen

        Dhe natyrisht ne ate loje u perdor Toma, se Toma esht me i idioti
        Porse ai qe beri kete loje kerkonte likuidim fizik te Metes, sepse ata menduan qe Toma si malesor qe ishte do merte hak dhe do e godiste Meten
        Mirpo Toma ishte tip miu, dhe keshtu shpetoi Meta —

        Nga ana tjeter ne ket loje u genjye Sala , i cili e hengri te vertete akuzen e Tomes dhe ju sul Metes ne Parlament si i cmendur ,

        Aty ne Parlament kur Sala me shoket e tij budallenj ulerinte si i cmendur kunder Metes ,per nje moment kamera dha EDI RAMEN , i cili rinte me koken poshte dhe shikonte i qete dhe i patrazuar se si po kryqezoje aleati i tij Meta ….
        .Ne kete rast u kuptua plotesisht se EDI RAMA ishte “vrasesi” i ILIR METES
        Cfare bastardi !!

        Aty Rama tregoi se eshte tipiku i njeriut te lig qe ne Vlore e thone me shprehjen :..”Fytyre e poshter”

        Meta ne fakt po i jepte sinjale Sales kur ju pergjigj, mirpo Sala ishte cmendur dhe nuk po e kuptonte fare ..

        Ndersa kete here te trete me daljen ne Emisionin Opinion nga ai gazetari budalla,Hoxha dhe nga Fevzo ,, u kuptua komplet qe Loja e EDI RAMES me prokuroret per tja futur Metes –Dhe ne kete loje ata perdoren perseri kete gazetarin trap, por pervec ketij perdoren edhe Fevzo budallane

        Sidiqofte kesaj radhe Sala u tregua inteligjent dhe e kuptoi me ne fund qe kjo ishte loja e Rames , ndaj nuk foli fare,fare per kete zbulim te atij gazetarit idiot

        Ne fakt me kete daljen e 3-te te ceshtjes Meta ,ishte bere llogaria qe Meta do vente ne burg, sepse ata qe ngriten kete kurth mendonin se Opoozita me Salen ne krye do benin namin , sic bene radhen e dyte ne Parlament dhe ne ket menyre Prokuroria do e arrestonte Meten

        Mirpo sic thashe Sala ua dogji letrat ne dore …dhe keta “Aleatet” e Metes , dolen te gjithe zbuluar
        ……
        Tani Rama me shoket e tij prokurore e ka shume te veshtire te godase Meten

        Sidoqofte Rama nuk ndalet ,Ai sebashku me ata minjte e Sorosit dhe me keta prokuroret do pergatisin kurthin tjeter …..

        Meta po te jete i zgjuar ti krijoje miqesi dhe afinitet sa me te madh Rames…. (-Do dija te isha une ne vend te Metes se do i punoja nje super loje atij kaurit te gjate qe ta fusja ne hale komplet dhe ta diskretitoja per jete )
        …..dhe nga ana tjeter te kerkoje te gjeje dokumenta per parate e pista qe ka EDi te cilat ja permendi eshe OSBE , dhe tja fusi menjehre duke e diskretituar pa meshire .Nuk duhet te mendohet dy here .

        Ose nqs nuk e ben dot kete levizje, ne zgjedhjet qe vijne Meta te largohet nga koalicioni , dhe ne ket menyre do ndihmoje shume Shqiperine dhe PS-ne se do dalin jasht loje gjithe klani i Rames , te cilet jane ca hajdute e kriminele ordinere

        Nqs Meta do vazhdoje te qendroje ne ate aleance me Ramen , atehere qenka me te vertete nje idiot dhe njeri i leshte fare qe nuk njef dot mikun nga armiku

        Meta duhet te kuptoje se RAMA nuk e fal Meten , sepse Rama eshte nje fanatik bizantin , i cili kerkon ne aleance vetem njerezit e fese se tij
        ..Luft ndaj Metes eshte nje Kryqezate e Rames kunder Metes, dhe ajo lufte nuk ndalet pa marre koken e Metes
        Kete ta kete parasysh Meta

  • Kush e do kokën tuaj ilir Meta?!….
    Pyet sipas stilit të Mafjes Arjani i Saliut…
    Po thuaje ore thuaje, qe ta them une Arjani i pari dhe Doktori te me thote:
    BRAVO ARJAN , KESHTU I DO PARTIA E MAFJES ANTARET E SAJ…
    Po kush e do Koken e Ilir Metes?!
    Thuaje ore qe e do Edi Rama, qe ti , Ilir te prishesh koalicionin me PS dhe ti hapesh udhen doktorit tone te ndritur te vije prape ne pushtet, se u shua i ziu, shpif sa ne Parlament, sa ne FB, nuk e ze gjumi deri sa te bjere Qeveria e Edi Rames…
    Mafje Gazetari,
    Mafje permbajtja e Intervistes,
    nga fillimi ne fund tregohet per historit e Mafjes shqiptare, duke ja kaluar edhe asaj te Napolit dhe Sicilisë….
    Vjedhje, shantazh, bllofe, intriga, vrasje ,tentativa per vrasje,
    kush e do koken tende,
    qe te haje koken e tij,
    qe te qeverise nje koke tjeter,
    qe te perfitojne koka te tjera…
    ….A thua ai vend, nuk ka pune tjeter vecse nga mengjezi ne darke te prodhoje sensacione mafjozesh dhe lufte te Mafjes per Pushtet…
    Yyytttt, ju vrafte Zoti, se Robi nuk ka çfare ju ben ashtu si jeni mpleksur me historira Mafjeje, qe nga Kryetari Mafjes Sali Tano Karridi, Lulush Karabushi, Meta qe do rrije te sqaroje historit me bllok sa te jete Jeta… E deri tek Rama qe duhet te na mbush mendjen se qeverisja e tij nuk eshte ashtu si thote Sali Mafja….Blushi qe do ti haje Koken Rames, gjykatat nuk kane kohe te mbulojne e zbulojne historit e mafjozve…drejtesine do na e degojne me shporte Dajua nga pertej Atllantikut
    e çfare te thuash me tej deri tek Koqua i Bregut qe do ta çoje perpara Shqiperine duke mbjelle hashash….
    Gazetat e televizionet duane sensacione qe te prodhojne lajme , lajme dhe vetem lajme , qe 99 perqind e tyre bejne fjale vetem per koronikat e Arjan Sali Mafjes…
    Medet, medet…. Qeveritareve shqiptare nuk u del koha te merren me Arjanet e Saliut, te sqarojne historit e M a f j e s….
    Medet , medet….

  • Kush e do kokën tuaj ilir Meta?!….
    Pyet sipas stilit të Mafjes Arjani i Saliut…
    Po thuaje ore thuaje, qe ta them une Arjani i pari dhe Doktori te me thote:
    BRAVO ARJAN , KESHTU I DO PARTIA E MAFJES ANTARET E SAJ…
    Po kush e do Koken e Ilir Metes?!
    Thuaje ore qe e do Edi Rama, qe ti , Ilir te prishesh koalicionin me PS dhe ti hapesh udhen doktorit tone te ndritur te vije prape ne pushtet, se u shua i ziu, shpif sa ne Parlament, sa ne FB, nuk e ze gjumi deri sa te bjere Qeveria e Edi Rames…
    Mafje Gazetari,
    Mafje permbajtja e Intervistes,
    nga fillimi ne fund tregohet per historit e Mafjes shqiptare, duke ja kaluar edhe asaj te Napolit dhe Sicilisë….
    Vjedhje, shantazh, bllofe, intriga, vrasje ,tentativa per vrasje,
    kush e do koken tende,
    qe te haje koken e tij,
    qe te qeverise nje koke tjeter,
    qe te perfitojne koka te tjera…
    ….A thua ai vend, nuk ka pune tjeter vecse nga mengjezi ne darke te prodhoje sensacione mafjozesh dhe lufte te Mafjes per Pushtet…
    Yyytttt, ju vrafte Zoti, se Robi nuk ka çfare ju ben ashtu si jeni mpleksur me historira Mafjeje, qe nga Kryetari Mafjes Sali Tano Karridi, Lulush Karabushi, Meta qe do rrije te sqaroje historit me bllok sa te jete Jeta… E deri tek Rama qe duhet te na mbush mendjen se qeverisja e tij nuk eshte ashtu si thote Sali Mafja….Blushi qe do ti haje Koken Rames, gjykatat nuk kane kohe te mbulojne e zbulojne historit e mafjozve…drejtesine do na e degojne me shporte Dajua nga pertej Atllantikut
    e çfare te thuash me tej deri tek Koqua i Bregut qe do ta çoje perpara Shqiperine duke mbjelle hashash….
    Gazetat e televizionet duane sensacione qe te prodhojne lajme , lajme dhe vetem lajme , qe 99 perqind e tyre bejne fjale vetem per koronikat e Arjanve tè Sali Mafjes…
    Medet, medet…. Qeveritareve shqiptare nuk u del koha te merren me Arjanet e Saliut, te sqarojne historit e M a f j e s….
    Medet , medet….

  • Arjan Qani ,ky gazetaruc i taentuar rrugesh ku vetem moral nuk ka e nuk permban!Imitues modern pa etike e me nje zhargon rruge ç’ka i pershtatet aktualitetit te sotem Shqipetar!Ky gazetaruc me fansa rruge ,me analfabete (zgjiedhje kjo me dashjen e tij pasi rrit nivelin e tij ne audiencen zero)te cilet jane bere ajka e emisioneve te tij bajate .Ky ka zevendesuar tashme ne kete skene makabre gazetarie vizive te dikurshmin tashme me dhembe te rena Robert Papen,nje monster qe per pagese shesin.edhe baballaret e tyre ose xhaxhallaret si ne rastin e Arjanit!I drejtohem kryeredaktorit te kesaj fajeje te paster:Mos e nxini e ta ktheni kete faqe si disa gazeta ketu ne vendin tone qe per tu shitur ç’fare nuk shikojme e nuk lexojme!Lerjani keto lajme sensasionale “Temes” se i shkojne per shtat e mos u beni kokurentja e saj se ka plot te tilla pa nivel qe e ndjekin nga pas.Kini ndopak respekt per lexuesit e shumte duke gjetur vetvehten ne kete faqe te paster ku informacioni ze vendin kryesor e te duhur sot me nje vertetesi te konsiderueshme. ne kete kohe katrahure shoqerore qe jetojme sot!

    • …dhe e shkroi Arben Duka per Arjan Çanin: Te shikoj dhe bej habi/s’i s’ta ze pislleku frymen/ me vjen keq te te peshty/ jo per ty por per peshtymen. Kush mund ta thote me bukur se kaq per fytyren e atij qe fytyure nuk ka. Po mire do thote dikush: Po Meta, Saliu, Jozefina, Edi Rama, Basha e te tjere politikane ç’duan tek ai? Kete nuk di ta spjegoj. Mbase dikush edhe mund ta gjeje lidhjen.

  • Gazetari ari eshte nje njeri llafazan ku ne çdo moment shpik te paqena per ti bere te verteta dhe i besojne larot e salqenit sepse te tilla broçkulla kurrkush si beson.Qeni ku ha leh dhe qendron besnik.Keshtu eshte jarani te klani,nje bordello e specializuar per pune te tilla.Ushqehet me pislleqe te ç’fardo lloji.

  • Une nuk e kuptoje se si keta politikan mbijetojne ne shqiperi, si mund te votosh nje te koruptuar qe doli hapur fare duke vjedhur.Nuk mendoj se drejtesia ka per te ber ndonje gje edhe ne qofte se reforma ne drejtesi behet. Keta kane kaq shume leke , e kane vjedhur kaq shume kete vend dhe kete popull saqe mund te blejne cdo drjetesi me leket e vjedhura. Te vetmen zgjidhje per keta te koruptuar deri ne palce vetem populli shqiptar e ka ne dore ti ndeshkoje duke i treguar gishtin e mezit per te mos i dhen asnje vote, duke i injoruar ky do te ishte ndeshkimi me i merituar per kete race politikanesh dhe kete njeri qe eshte ber si pashallar i ketij vendi me votat e shqiptarve (te vjedhura). Ai duket qe ne fytyre qe eshte nje i koruptuar. shqiptaret duhet te mos i votojne me keta lloj politikanesh bastard ne qofte se nuk duan qe shqiperia te mos fundoset akoma me shume. mendohuni mire kur te shkoni ne zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *