Meta: SHBA i ka hequr vizën Berishës

anazapta

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, prezantoi sot në Kuçovë ekipin e kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit. Meta tha se Berisha u flet yjeve dhe jo qytetarëve, premtime dhe mashtrime me të cilat ata janë ngopur. Më tej, kreu i LSI-së u shpreh se Berisha kërkon të heqë vizat me SHBA, por është kjo e fundit që i ka hequr vizën atij. Meta u shpreh i bindur në fitoren e së majtës, e cila sipas tij garon me një të djathtë të përçarë.

“Amerika ia ka hequr me kohë vizën doktorit, pavarësisht së ai premton se do t’u heqë vizat shqiptarëve me SHBA. Dhe kjo për arsye sepse përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë të vetme është e papranueshme, jo vetëm për perëndimin, por edhe për ne si qytetarë të një vendi që dëshiron dhe do të integrohet në Bashkimin Evropian. Shikoni se sa jo serioz është Berisha edhe më çështjen e integrimit. Ka akuzuar për një kohë të gjatë PS-në se nuk voton tre ligjet, por kur unë propozova prej dy javësh një kompromis të cilin Edi Rama e pranoi, që tre ligjet të votohen tani në këtë parlament, vetëm me një ndryshim, që ato të hyjnë në fuqi në shtator me parlamentin e ri. Berisha bëri sikur nuk e dëgjoi këtë kompromis apo propozim dhe vazhdon atë refrenin e tij të vjetër duke thënë hajde votojini se unë tre ligjet i kam këtu. Në fakt, shqetësimi i tij nuk është integrimi evropian i vendit, por shqetësimi i tij është se si të shkojë në vendet e reja në Gjykatën e Lartë për të krijuar kolegjin Administrativ për zbatimin e ligjit për Gjykatën Administrative, njerëz si partiakë të besuar, të cilët në vend që të japin drejtësi, do të jepnin padrejtësi dhe politikë”, tha Meta.

 

Share This Article
2 Comments
  • Po mire qenka bere me Gramos Rucin.Si ke ftyre te flases brrockulla qe deri dje ishe ne qeveri,bile duke I bere ulje vlersimi.O Meta a ishte ne janar Berisha ne mengjezin e lutjeve ne SH,B.A.

  • imagjino kur thoni qe berishes SHBA i ka heq vizen,imagjino juve cfare mund tju ket bere o barkmadh…ju per SHBA nuk ekzistoni fare…
    hajduter te rangut te larte….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *