Meta: Sulmi në Stamboll, goditje ndaj gjithë njerëzimit

Elton Tafaruci

Kryetari i Kuvendit,Ilir Meta i dërgoi mesazh ngushëllimi Kryetarit të Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman për sulmet terroriste në Stamboll.

“Jam i tronditur nga humbja e jetëve të pafajshme në Aeroportin e Stambollit. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë ju përcjell ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë për qindra të plagosur”, – shkruan Meta në mesazhin e tij.

Kryetari i Kuvendit tha se sulmi në Stamboll është goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë.

“Sulmi në Stamboll është goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë. Shqipëria dhe populli shqiptar qëndrojnë përkrah jush gjatë këtij momenti të errët e të dhimbshëm. Jemi të palëkundur në angazhimin tonë kundër terrorizmit. Në solidaritet të plotë me popullin mik turk dënojmë me force çdo akt terrorizmi, që cenon qytetarët e pafajshëm”,  u shpreh Ilir Meta në mesazhin dërguar homologut turk, Kahraman.

Share This Article
2 Comments
  • Flori, po sulmi i Sali Berishes e Lul Bashes kunder Reformes ne Drejtesi cfare goditje eshte per Shqiperine?.

  • Une di qe terrorizem do te thote padrejtesi, pushtim, vrasje dhe keto jane cilesi te nje shteti si Turqia, Serbia, Israeli, Anglia ne Amerike, Italia, Gjermania etj.
    Besoj se e verteta dihet dhe politikat shkaterruese qe shkojne ne nje Lufte te Re me te pergjakshme nuk duan te tregohen “humane”.
    Eshte si te thuash qe kancerin nuk mund ta luftosh me aspirina, te tjerat jane fjale ne ere.
    Ky stan kete bulmet ka, mos e beni si Struci se veten genjeni edhe ca kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *