Meta takim me ambasadoren gjermane Holtkemper

redaktor

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta priti në një takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë znj. Carola Müller-Holtkemper me rastin e përfundimit të detyrës së saj në Shqipëri. Meta i shprehu ambasadores Holtkemper mirënjohjen për kontributin e saj në shërbim të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, veçanërisht në planin ekonomik.

Duke biseduar për zgjedhjet e 23 qershorit, Holtkemper shprehu vlerësimin për rezultatin e qartë dhe fitoren e koalicionit të majtë pas pjesëmarrjes masive të shqiptarëve, si dhe e uroi kreun e LSI për marrjen e përgjegjësisë së Kryetarit të Kuvendit.

Meta theksoi se tani është koha për reforma të mëdha ekonomike dhe për t’i dhënë shpresë shpirtit evropian të shqiptarëve, për të siguruar një qeverisje bashkëpunuese dhe konkrete, dhe për t’i dhënë një shtysë të fortë procesit të integrimit evropian me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat në BE brenda këtij viti.

Share This Article
2 Comments
  • Keta jane ambasador apo nderlidhes te MAFIAs nderkombetare me tonen….o Zonje, a edi me ke po flete moj…po flet dhe po zgerdhihesh me nje maga hajdut qe vetem ka vjedhur pasurine kombetare……..turp per ty moj zonje se perfaqeson vendin me popullin me vital ne bote….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *