Presidenti Ilir Meta në një postim në Facebook bëri të ditur takimin që ka zhvilluar me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit Zijad Beciroviç. Gjatë takimit është diskutuar rreth negociatave të antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërkohë preidenti Meta ka përmendur edhe antarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.
“I përzemërt dhe shumë i frytshëm takimi në Shkup me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit Zijad Beciroviç. Në bisedën e hapur theksova se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë. E pranova me kënaqësi edhe ftesën e tij për të ndarë këto qëndrime në një bashkëbisedim me përfaqësues të nderuar të IFIMES në Slloveni,”– shkruan Meta.
a.m./ dita

Qy kur shkon për vizitë jashtë nuk shkulet pa qëndruar nja 2 javë, sidomos kur në hapsirat ku viziton gatuhen shumë mirë fasulet dhe pilafi, i ha shumë i shkreti nakatosur së bashku. Po nuk qe e shijshme aleanca fasule pilaf, në tryezën e bisedimeve, atij nuk i kripet muhabeti dhe mer bllokun që se ndan nga vehta që në kohën e Dritanit të ndjerë ama tani futur në kopertinën e kushtetutës dhe ngre leckat dhe kthehet në gjirin e Monës.