Meta: Mali i Zi në NATO

Elton Tafaruci

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta i premtoi kryeministrit të Malit të Zi, Milo Djukanovic se parlamenti shqiptar do të jetë i pari që do të ratifikojë anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën e Atlantikut të veriut.

“Ne besojmë shumë në vlerat e jashtëzakonshme që ka zgjerimi i NATO-s me anëtarësimin e Malit të Zi, sepse tregon që zgjerimi i NATO-S është një proces që vazhdon dhe Shqipëria gjithmonë e ka mbështetur këtë politikë. Dhe shpresojmë që kjo politikë njëkohësisht të vazhdojë të ndiqet edhe nga BE, sepse kjo do të thotë përforcimi i vlerave të lirisë, të të drejtave njeriut, të demokracisë, në të gjithë kontinentin tonë. Dhe do të thotë edhe një rritje e aftësive, kapaciteteve të NATO-s për të përballuar më mirë sfidat globale, jo vetëm brenda kufijve të shteteve anëtare të Aleancës, por ajo që është shumë e rëndësishme edhe përtej këtyre kufijve ku shumë vende, shumë popuj presin dhe shpresojnë që politikat e NATO-s të kontribuojnë për të përballuar më me sukses shumë nga sfidat globale”, deklaroi Meta.

Kreu i Kuvendit vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me Malin e Zi sa i përket integrimit në Bashkimin Evropian. Pasi ka marrë ftesën për anëtarësim, Mali i Zi pritet të jetë anëtari me i ri i NATO-s.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *