Meta takohet me violinistin e njohur Olen Çezari, urimi që bën

DITA Online

Në ditën e Vitit të Ri, Presidenti Ilir Meta gjithashtu është takuar me violinistin e njohur me famë botërore, Olen Çezari.

Presidenti Meta në një postim në rrjetin social Facebook falenderon artistët për kontributin e tyre të shquar gjatë këtij Viti të Skënderbeut për promovimin e shkëlqyer kulturor që i kanë bërë Shqipërisë kudo në botë.

Postimi i plotë

Është kënaqësi e madhe për mua që ta përfundoj këtë vit me violinistin tonë me famë botërore Olen Çezari. Me këtë rast i falënderoj të gjithë artistët tanë për kontributin e tyre të shquar gjatë këtij Viti të Skënderbeut për promovimin e shkëlqyer kulturor që i kanë bërë Shqipërisë kudo në botë. Bashkë me Olenin ngritëm një shëndet për të gjithë artistët tanë dhe familjet e tyre kudo ku ndodhen duke uruar suksese pafund në Vitin e Ri që po afron për të gjithë

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *