Të enjten, presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim ambasadoren e re të Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad- in.
Në një postim në rrjetin social Facebook, pas takimit, Meta u shpreh:
“I lumtur të prisja sot në një takim të veçantë Ambasadoren e re të Suedisë në Shqipëri, Znj. Elsa Hastad, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale, dhe të merrja garancitë e saj për mbështetjen e Suedisë për forcimin e demokracisë, të të drejtave themelore të njeriut dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.”
e.ll./dita
