Meta takon ambasadorin kinez: Bashkëpunimi ekonomik e tregtar do vijë duke u thelluar

Dita

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në takim lamtumire Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Ye Hao.

Meta vlerësoi punën e Ambasadorit kinez dhe kontributin e tij të veçantë në forcimin e miqësisë tradicionale mes dy popujve tanë dhe shprehu mirënjohjen për përkushtimin e tij në shërbim të bashkëpunimit të frytshëm mes Shqipërisë dhe Kinës.

Kryetari i Kuvendit vuri në dukje se Kina përfaqëson jo vetëm një vend mik të çmuar por edhe një partner shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe në këtë drejtim Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të mbështesë intensifikimin e shkëmbimeve të gjithanshme mes Shqipërisë dhe Kinës.

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës Ye Hao shprehu kënaqësinë për misionin e tij në Shqipëri gjatë viteve të fundit dhe theksoi se Kina e konsideron Shqipërinë si një vend mik të veçantë, dhe në këtë kuadër bashkëpunimi ekonomik e tregtar do vijë duke u thelluar më tej. Në përfundim Ambasadori Ye Hao e falenderoi Kryetarin Meta për vëmendjen dhe mbështetjen e pakursyer të Kuvendit të Shqipërisë në funksion të rritjes së cilësisë së bashkëpunimit dypalësh.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *