Meta takon Hahn: Opozita ka të gjithë lirinë në Kuvend

redaktor

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur sot në një takim Komisionerin për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit në BE, Johannes Hahn.

Gjatë takimit, Meta u shpreh se Shqipëria është e fokusuar në implementimin e pesë prioriteteve kyçe, si reforma në administratën publike, reforma në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar dhe të drejtat e njeriut, përfshirë edhe të drejtën e pronës.

Sa i takon reformës në drejtësi, unë mund t’iu informoj se kemi ngritur një komision të posaçëm, që ka përfunduar tashmë fazën e parë të përgatitjes së dokumenteve analitike dhe do të dalë shumë shpejt me një konkluzion konkret”, tha Meta.
Gjithashtu, Meta njohu Hahn edhe me angazhimin e mazhorancës për të pasur një bashkëpunim sa më konstruktiv me opozitën, si në rastin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, që do të drejtohet nga opozita.
Opozitës i janë garantuar të gjitha të drejtat dhe hapësirat në Parlament dhe i është dhënë e drejta për të folur më shumë se sa mazhoranca në seancën plenare”, shtoi Meta.
Nga ana e tij, komisioneri Hahn vlerësoi arritjet e Shqipërisë dhe theksoi se konsensusi është i rëndësishëm, por palët politike kanë legjitimitetin e duhur për të pasur qëndrime të ndryshme mbi çështje të caktuara.

Share This Article
1 Comment
  • Vini re Vini re!Gazeta “TOMORI” – Meta takohet me Hahn -Kur do jape dorheqjen ky kungull Stambolli,se turperoi tere dynjane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *