Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Komisionerin e Bashkimit Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili shoqërohej prej Ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin.
Kryetari i Kuvendit, Meta shoqërohej prej Kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme, Arta Dade, Kryetares së Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian Majlinda Bregu dhe Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, Albana Shtylla.
Fokusi i bisedimeve mes Kryetarit të Kuvendit dhe Komisionerit të BE u vendos mbi rëndësinë e përmbylljes së fazës së ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë, ku Meta rikonfirmoi se menjëherë pas dakortësisë së palëve politike në Komisionin e Posaçëm, ndryshimet e propozuara do të votohen menjëherë në Kuvend pa vonesa.
Duke theksuar rëndësinë e konsensusit për një reformë të qëndrueshme, z. Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e vyer të Komisionit të Venecias përgjatë këtij proces si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të strukturave të Bashkimit Evropian, veçanërisht të Misionit EURALIUS në Tiranë dhe të Parlamentit Evropian në gjetjen e një kompromisi dhe për garantimin e gjithëpërfshirjes.
Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit Meta vuri në dukje se faza e implementimit të reformës në drejtësi është kyçe jo vetëm për efikasitetin e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe për përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, veçanërisht në raport me investitorët.
Komisioneri Evropian për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, z. Johannes Hahn u shpreh se përmbyllja e reformës në drejtësi është faza më kyçe e këtij procesi dhe vuri në dukje se reformimi i sistemit të drejtësisë është parakusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vertet!?
Cfare na the more Like? A thua vertet komisioneri Hahn nuk e dinte kete qe ti pothua?
Po mire more shku Ilir Floriri (Kokekatrori), SHQUP-i me Sali Kriminelin nuk do te jene asnjehere dakort per te miratuar reformen ne Padrejtesi se me shume se gjysma e PD e shikojne veten pas hekurave, reformen nuk do t’a votoni ti dhe Ed Bojaxhiu i pallateve me shigjeta?