Meta takon Ministrin e Jashtëm të Finlandës: BE të përcaktojë një perspektivë të qartë për Kosovën

Gazeta Dita

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë u takua dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Timo Soini, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë që një vend evropian si Finlanda e ruan vëmendjen ndaj rajonit tonë dhe ndaj Kosovës në veçanti, duke e konsideruar të domosdoshme dhe me rëndësi të madhe prezencën dhe vëmendjen e shtuar të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Meta theksoi se BE duhet të përcaktojë një perspektivë të qartë evropiane për Kosovën, pasi ky proces mbetet një nxitës dhe motor i fuqishëm për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës por edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Meta-finlandezi (2)

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *