Meta: Të krijohet grup parlamentar i miqësisë Shqipëri-Maltë

Leda Hysa

 

Në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Maltë, Presidenti Ilir Meta zhvilloi një takim me Kryetarin e Parlamentit, Anglu Ferrugia.

Meta rikonfirmoi edhe një herë vullnetin e Shqipërisë për të intensifikuar marrëdhëniet në të gjitha fushat me interes të përbashkët me Maltën.

Përveç mirënjohjes për mbështetjen e Maltës për Shqipërinë në axhendën e saj të integrimit europian, Presidenti Meta i shprehu krye parlamentarit dëshirën për të thelluar kontaktet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy Parlamenteve.

Presidenti Meta vlerësoi se krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Maltë, do të ishte një mekanizëm nxitës për njohjen më të mirë të zhvillimeve dhe arritjeve në secilin vend, dhe do të përshpejtonte nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike dhe tregtare për të dy vendet.

Gjithashtu, Presidenti Meta vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve tona në kuadër të “Unionit për Mesdheun”.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ore Mete or gernete kupton veting ti apo ben sikur nuk kupton leri mo shoqatat butesite e miresite je nen akuze nga pjesa dermuese e shqiptarve dhe nderkombetarve zotrote KU DHE SI NDERTOVE VILEN NE LALS KU DHE SI VURE PASURI PRALLORE KETO I SHPJEGO SE ME PETKUN E PRESIDENTIT PREJ KARTONI NUK SHPETON DOT AS TI AS MUNAQJA QE KE GRUA MIQESITE DO VENDOSEN ME NJERES DINJITOZE JO ME HAJDUTE LERI AMANETET SE BURGU I RECIT PER SEREN TUAJ U BE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *