Meta: Të ndalet rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve

J L

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaron se babëzia me justifikim luftën është e papranueshme dhe se rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!

Në një postim në “Facebook”, Meta sjell shifrat e çmimit të naftës në disa vende europiane, ku shihet qartë që është më lirë se në Shqipëri.

Postimi i plotë

?️??? Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.

Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:

? Në Slloveni 1.75 USD/litër

? Në Kroaci 1.65 USD/litër

? Në Rumani 1.6 USD/litër

? Në Serbi 1.57 USD/litër

? Në Bullgari 1.55 USD/litër

Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!

Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!

 

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *