Presidenti Ilir Meta uron drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e partisë Socialiste me rastin e 27-vjetorit të themelimit të kësaj force politike. Presidenti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” u uron suksese socialistëve në atë që e quan përmbushje të përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes evropiane të vendit.
“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë”, shkruan presidenti Ilir Meta.
a.s/dita

o qën skrapari uro shitjen e shqipërisë!!sa more ti nga shitja??
“”Në samitin e qershorit, ne do të japim miratimin tonë për rrugën europiane të Shqipërisë. Kemi zgjidhur tashmë të gjitha problemet, ne duhet të ndihmojmë dhe të mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj europiane”, deklaroi Kotzias.”,në një intervistë për televizionin grek Kontra,!!
27vjetorin e ndrrimit te emrit per te qene i sakt.