Meta uron myslimanët dhe i bën thirrje politikës: Më shumë harmoni

anazapta

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Fitër Bajramit. Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, zhvilloi vizita në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve.

Duke folur për mediat, Meta uroi besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët për më shumë paqe, lumturi dhe begati.

“Uroj të gjithë besimtarëve gëzuar Fitër Bajramin! Zoti i shpërbleftë të gjitha sakrificat e tyre shpirtërore dhe fizike dhe uroj që të kenë të gjithë besimtarët myslimanë, por dhe të gjithë shqiptarët më shumë paqe, lumturi dhe begati në familjet e tyre”, u shpreh ai.

I pyetur nga mediat nëse kjo ditë duhet të shërbejë që e gjithë shoqëria shqiptare dhe politika të jenë më bashkëpunuese, Meta tha se sakrificat e bëra kërkojnë më shumë harmoni për të gjithë shoqërinë tonë.

1_copy_10 4

 

Share This Article
5 Comments
  • Kur politikane bandite, imoral flasin per vlera njerezore. Dhe me hipokriti skuqet para pafytyrsise se tyre.

  • Ore Ilir,akoma me shume harmoni do ti? Menxyre me e madhe s’ka ku te veje. Beji nje nder ketij populli dhe zhduku nga skena politike se ke infektuar aq njerez sa vota ke marre me karakterin tend qe nuk di c’emer ti ve.Mjere ky vend qe s’gjeti prehje nga egersirat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *