Meta uron një mbrëmje të bukur nga Prizreni mahnitës

Edona Llukacaj

Këtë të premte, presidenti Ilir Meta, pasi vizitoi Tropojën është ndalur edhe në Prizren.

Ai ka ndarë një foto me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook nga ky qytet, që presidenti e quan mahnitës.

Meta shkruan: “Të dashur miq, ju uroj një mbrëmje të bukur nga Prizreni, ky qytet mahnitës!”.

Kujtojmë se presidenti Meta ishte sot në Tropojë për vendosjen e emrit të kongresmenit amerikan Eliot Engel rrugës që lidh Tropojën me Gjakovën.

Së bashku me kongresmenin Engel, ata vendosën në shenjë respekti një buqetë me lule te shtatorja e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari në sheshin kryesor të Bajram Currit.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *