Meta uron Veselin: PDK do forcojë rolin e saj si faktor stabiliteti në Kosovë

Elton Tafaruci

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, uroi sot Kadri Veselin për zgjedhjen në detyrën e Kryetarit të PDK-së.

Nëpërmjet një deklarate për mediat bëhet e ditur se Kryetari i Kuvendit, Meta, ka përshëndetur zgjedhjen e  Kadri Veselit në detyrën e Kryetarit të PDK-së dhe shpreh bindjen se nën drejtimin e tij, PDK do të forcojë rolin e saj si një faktor i rëndësishëm i zhvillimit dhe stabilitetit të Kosovës.

Meta shpreh bindjen se nën drejtimin e Kadri Veselit, PDK do të thellojë kontributin e saj për përballimin me sukses të sfidave me të cilat Kosova përballet, për forcimin e institucioneve, rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe avancimin e axhendës së integrimit të saj evropian.

Gjithashtu, Meta shpreh mbështetjen e tij për forcimin e dialogut politik mes palëve në Kosovë dhe shpreh bindjen se nën drejtimin e Kadri Veselit, PDK do të luajë një rol aktiv në këtë drejtim për përmbushjen me sukses të aspiratave të popullit të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *