Meta, vizitë në Bashkinë e Çorovodës

DITA Online

 

I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu dhe në praninë e ambasadorit të Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim, Presidenti Meta mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të kopshtit të këtij qyteti, të restauruar falë financimeve bujare të shtetit të Kuvajtit.

Presidenti Meta në fjalën e tij u shpreh se: “Falë bujarisë së shtetit mik të Kuvajtit, 70 vogëlushë të Çorovodës kanë sot një kopsht të rikonstruktuar totalisht, plot me ngjyra, si ëndrrat e tyre”.

Më pas, Presidenti Meta, së bashku me ambasadorin e Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim, u pritën në një takim në ambientet e Bashkisë Çorovodë, nga kryetari i saj, Nesim Spahiu.

a.s/dita

Share This Article
1 Comment
  • Veper e madhe qenka ndertuar ne Corrovode . Ia vlente ta inaguronte presidenti. ha..ha..ha.. Presidenti i vendit inahuron rikonstrusionin e nje kopshti…. Kur e ndertuam nga themeli kete kopesht ,vetem kryetari i kshillit teqytetit erdhi jo per ceremoni ,por takoi edukatoret e u tha femijeve : ” Ta gezoni kopshtin” Tani tre burra midis tyre ,presidenti, presin shiritin e risuvatimeve e bojatisjen… Veper e madhe e jo shaka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *