Kryeparlamentari , Ilir Meta vizitoi sot Portin e Peshkimit të Durrësit nga ku shprehu angazhimin maksimal të gjithë institucioneve për zgjidhjen e problemeve në sektorin e peshkimit. Kryetari i Kuvendit u njoh dhe me portin e ri të peshkimit, i cili është në ndërtim e sipër.
Meta zhvilloi edhe një bashkëbisedim me peshkatarët vendas për shqetësimet dhe mundësitë e reja të zhvillimit të këtij sektori. Kryetari i Kuvendit, Meta, shoqërohej në këtë aktivitet nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual të Durrësit, Selim Belortaja si edhe Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Ministri Panariti tha se flota e peshkimit do t’i nënshtrohet një rinovimi duke synuar pajisjen me mjete moderne me kapacitete peshkuese më të mëdha dhe sidomos me teknologji të re.
“Ne kemi rënë dakord edhe mbi bazën e sugjerimit të shoqatës së peshkimit të bëjmë një rivlerësim të flotës duke synuar pajisjen me mjete moderne me kapacitete peshkuese më të mëdha dhe sidomos me teknologji të re”, tha Panariti.
Ai komentoi edhe portin e ri të peshkimit, që do të bëhet funksional së shpejti e që do të jetë një mundësi e shtuar për të parkuar anijet e peshkimit.
“Synimi ynë edhe mbi bazën e sugjerimit të peshkatarëve dhe shoqatës së peshkimit është që shumë shpejt të nisim një investim për ndërtimin e një kantieri për riparimin e anijeve të peshkimit. Ajo që është më e rëndësishme dhe që do t’i japë një vlerë të shtuar dhe do të konsolidojë zinxhirin e vlerave të peshkimit, është ndërtimi i një merkatoje të re të peshkut, e cila do të jetë një objektiv që do të realizohet shumë shpejt. Në këtë mënyrë e shoqëruar edhe me një shkollë peshkimi e cila do të bëjë të mundur kualifikimin dhe specializimin e peshkatarëve, për të rritur efektshmërinë dhe rendimentin e të peshkuarit ne mbyllim një zinxhir vlerash në peshkim”, tha Panariti.
Ministri Panariti theksoi se Qeveria Shqiptare, me paketën e bujqësisë ka marrë një masë shumë të rëndësishme për uljen e kostos së peshkimit.
“Ne hoqëm taksën e qarkullimit, ne hoqëm taksën e karbonit për naftën që destinohet për peshkarexhat, për anijet e peshkimit, për të bërë të mundur që të ulim automatikisht me 70 lekë të reja çmimin për një litër naftë”, tha Panariti.

Edhe unë që nuk jam peshkatar e kuptoj sesa burime të ardhurash siguron ky sektor? Tridhjetë mijë kilometër katror det që ka Shqipëria do të thotë se kemi edhe një Shqipëri tjetër për të na ushqyer!? Ky sektor ka vite që është lënë në gjendje skandaloze? Peshkatarët shkojnë blejnë naftë në Itali e Mal të Zi !? Të kesh kaq shumë det dhe të mos e shfrytëzosh atë për të rritur te ardhurat e mirëqënien do të thotë se nuk je fare shtet me mënd!? Ka vajtur një kuti me cironka italiane gati 2 euro!? Mblidhe mëndjen o shtet? Futjuni punës dhe ndihmoni gjuetinê detare se është një pasuri e pallogaritshme? Nuk thoshin më kot të parët tanë të mënçur “afër detit, afër mbretit ” që ne pasardhësit e kemi katandisur “afër detit,afër lypsarshtetit”!? Ministri Panariti mua më duket ministër serioz por, për këtë sektor masiv punësimi e pasurimi ai duhet ndihmuar për realizimin e ideve shumë të frytshme që ka për peshkimin dhe për akuakulturën që duhet përhapur në të gjithë vendin? Eshtë një kapital i madh,ende i pazbuluar si duhet nga shqiptarët!? Nderime për punën e ministrit Panariti !

Nuk behet peshkimi me llafe. Administrata e peshkimit eshte per faqe te zeze qe nuk e ka idene per politikat qe duhen ndjekur. Nga vete fjala e ministrit (qe besoj se eshte pergatitur nga administrata e peshkimit) filtet per investime per te rritur kapacitetet peshkuese. Po a ka djeni ministri dhe administrata e peshkimit se si eshte gjendja e resurseve dhe se a duhet te peshkohet me shume? Do te ishte me mire te thuhet qe te peshkohet me mire dhe jo me shume nese duam qe sektori te mbijetoje. Ku do te gjeje mbeshtetjen financiare ne se shkonme kete ide se BE do ti thote qartazi JO. Ku i ka merkatot se edhe kete vit nuk jane parashikuar ne buxhetin e shtetit. do ti filloje vitin tjeter investimet per ti mbaruar ne 2017-2018. Kjo eshte e ecura me shpejt. Nuk me duket? Naften e peshkimit nuk e propozoi Ministria por grupet e interesit me Ministrine e Financave se Ministria e Bujqesise eshte out dhe nuk e di se do ta zbatoje ate.