Meta vlerëson dorëheqjen e Naços: Kontribuon për ta çuar bashkëpunimin në nivel të ri

Dita
Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ministri i Drejtesise Nasip Naco, gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar projektvendimi per proceduren paraprake per perzgjedhjen e Inspektorit te Pergjithshem te Bankes se Shqiperise/r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta and Minister Of Justice Nasip Naco, during a parliamentary session.

Kryetari i LSI, Ilir Meta ka vlerësuar sot aktin e dorëheqjes së Nasip Naços nga Ministër i Drejtësisë.

“Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Ministrit te Drejtësisë z. Nasip Naço si një akt të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, si një akt qytetar.  Ai cili ka dhënë kontributin e tij gjatë gjithë kësaj periudhe në të mirë të qeverisjes dhe të reformave. Tani jep një kontribut për të ndihmuar në realizimin e një bashkëpunimi të kërkuar prej kohësh edhe më të gjerë, pra në nivel të ri”, – tha Meta.

Lidhur me pyetjen se z. Naço ka deklaruar në letrën e dorëheqjes se është anashkaluar nga reforma në drejtësi, Meta iu tha gazetarëve se “ju mund t’i drejtoheni zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ministrinë e Drejtësisë për të zbardhur letrën e z. Naço. Unë jam për të gjykuar politikisht veprimin e tij”.

Duke folur për emrin që do të zëvendosojë z. Naço në postin e Ministrit të Drejtësisë, Meta tha se, “besoj se emri i ri që do të propozojë Kryeministri, do të jetë një emër që do të çojë në një bashkëpunim më të gjerë e më të ri”. / Dita /

Share This Article
8 Comments
  • Lerini hipokrizite se popullit nuk i shpeton gje ! Sa pasuri ka vene Nasip Nacua dhe sa i ka dhene “shefit” ?
    Apo tani qe eshte cdo gje ne krize , doni tja lini ” kopilin ” ne dere , Edi Rames ! Po mire ti behet
    Ketij populli kur u jep voten juve!
    Cdo gjeje i ka dale kallaji dhe se kini te gjate !!!!

  • PROBLEMI ESHTE TEK REFORMA NE DREJTESI.

    ILIR META THOTE “MIRATO LIGJE SA TEDUASH, POR MBA PROKUROR LLALLEN”

    PO NDENJTI PROKUROR LLALLA, PORDHE ME RIGON.

    PERPARA EDI RAMA QERROJI QELBESIRAT E LSI.

    TE GJITHE SHQIPETARET DO TE MBESHTESIN NE ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME.

  • Vetem zgjedhjet e parakohshme dhe shkaterimi i LSI jane ZGJIDHJA E VETME qe ky popull te shohe driten e bardhe te fundit te tynelit te ashtuquajturit TRANZICION dhe sa me shume te vonohet Z RAMA aq me i mundshem eshte varianti i Berrishes kur futi ne burg Nanon por kete here rradhen e keni ju z Rama …

  • Muta je figura me e peshtire ne Shqiperi, hajdut dhe i pa bese. Ike nga politika qen.
    Na je veshtirur si njeri kur te shoim, e jo me te na udheqesh dhe te vazhdosh te drejtosh kuvendin.

  • Pandeshkueshmeria ,kjo eshte mina e kanalit te Korfuzit mbi te cilat vegjeton politika Shqiptare.Blloku i Ilir Metes nuk shlyhet nga kujtesa shqiptareve.Luaje si te duash vallen.Kercimtari eshte po ai.

  • Mor bandit. E ke me te kollajshme me Manjanin, kete palaco te paskrupull, te ruash bythen. As ti as Sala nuk do shpetoni. Nje dite do te jepni llogari ne nje menyre ose nje tjeter.

    Prandaj kerkoje ndryshime ne qeveri, ia vure koqet ne bige Gjatoshit, deri sa e detyrove. Por mor ndyresire, eshte ai qe mban kostot e korrupsionit tend ne te gjitha drejtimet, deri ne humbje te elektoratit.

  • Nasipi nuk di ta kete share ndonjehere Ramen. Yllka e ka share e shaluar keq Ramen duke e quajtur edhe SURROGATO. Meta thote se ky zevendesim kontribon ne bashkepunim. Duke prure minister ate qe ka vjellur vrer me shume se kushdo ne LSI kunder Rames. Ky Meta po tall bythen me Ramen. Ajo shprehja ” Vari ujkut melcite ne qafe ” duhet korigjuar. Duhet ” Vari Metes drejtesine ne qafe “. Kjo po!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *