Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Meta vlerëson basketbollistët e ekipit “Partizani” të vitit 1968
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kulture > Meta vlerëson basketbollistët e ekipit “Partizani” të vitit 1968
Kulture

Meta vlerëson basketbollistët e ekipit “Partizani” të vitit 1968

Leda Hysa
Published December 28, 2018
Share
SHARE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me anë të një ceremonie të veçantë, ekipin e basketbollit “Partizani” për meshkuj të vitit 1968  me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin: “Për përfaqësimin e shkëlqyer të basketbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare”.

Ky pas marrjes së dekoratës në emër të asaj skuadre, legjenda e basketbollit shqiptar, Agim Fagu mbajti një fjalë të shkurtër përshëndetëse ku ndër të tjera theksoi: “Zoti President, falëminderit për nderimin e madh që i bëni ‘Partizanit’ edhe basketbollit! Dua t’ju përcjell juve respektin dhe mirënjohjen më të thellë të të gjithë brezave të basketbollistëve të ‘Partizanit’ që për 7 dekada bënë historinë më të bukur të sportit të basketbollit në Shqipëri.

Për këtë arsye ata ishin frymëzues dhe edukatorë të brezit të të rinjve shqiptarë, sepse ata i dhanë atij brezi më shumë bukuri, më shumë dashuri, i dhanë më shumë kënaqësi dhe për këtë arsye të rinjtë e asaj kohe i quajtën ata idhujt e tyre. Duke vlerësuar ekipin e basketbollit, punën dhe kontributin e tyre unë besoj se Ju në këtë rast i dërgoni një mesazh direkt të gjithë atyre që drejtojnë sportin shqiptar, që për më se 25 vjet lëngon në shpresën e fatit, që nuk duket gjëkundi të afrohet ende.

Ju po dekoroni sot përveç ‘Partizanit’ disa nga protagonistët e asaj nate, që unë do ta quaja një nga kulmet e historisë së lavdishme të sportit shqiptar. Ajo natë i bëri shqiptarët më të lumtur, i bëri shqiptarët më të guximshëm, i bëri shqiptarët të besojnë dhe të kenë më shumë besim se ata janë si e gjithë Europa!

Me dashje apo pa dashje ajo natë i detyroi specialistët dhe gazetarët më të shquar të kontinentit të shkruajnë në gazetat më prestigjioze të Europës: Në Shqipëri luhet basketboll modern, luhet basketboll me një “B” të madhe! Zoti President, unë ju falënderoj për një gjë shumë të rëndësishme të sportit shqiptar dhe të historisë së Shqipërisë. Ju e flisni historinë e Shqipërisë me një shqipe të pastër”, – tha ish-kapiteni i “Partizanit” basketboll meshkuj, Agim Fagu.

l.h/ dita

Leda Hysa December 28, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • liu says:
    December 29, 2018 at 8:00 am

    Po toto Likja nuk ka pas lind e banue ne Tiron ne 68!Apo ia ka lan amant baba!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Te dekoroje edhe familjen e Cen Pao Yse deshmorin kinez qe ra ne vendosjen e antenes se repertitorit te TVSH ne Dajt!Hajde kuptoje humorin e Toto Likes!!!

    Reply
  • ME EMER says:
    December 29, 2018 at 12:53 pm

    President , veri bateri ores se po te merr se prapi ..!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?