Metadoni për trajtimin e të droguarve po shkon drejt mbarimit

anazapta

Shkojnë drejt fundit medikamentet që u vijnë në ndihmë qindra përdoruesve të drogave. Konkretisht bëhet fjalë për medikamentin e metadonit, i cili u vjen në ndihmë ish-përdoruesve të formave të rënda të drogës. Konfirmimi është bërë gjatë ditës së djeshme nga kreu i qendrës “Aksion Plus” Genci Muçollari. Duke iu referuar pakësimit të rezervave të këtij medikamenti, Muçollari i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të ndërhyjë në sigurimin e sasive të tjera në mënyrë që trajtimi i këtyre pacientëve të mos pësojë ndërprerje. Veprim ku që përbën rrezik pasi shton potencialet e rikthimit të këtyre pacientëve sërish drejt konsumit të lëndëve narkotike. Aktualisht pranë kësaj qendre, si dhe pesë degëve të hapura në rrethe trajtohen me metadon rreth 500 ish-përdorues të formave të rënda të drogave. “Suporti i vetëm në mos i rrallë është nga Ministria e Shëndetësisë nga një projekt të huaj vetëm për metadonin. Në mars të 2014 kjo mbështetje e të huajve mbaron dhe do të bjerë që shteti vetë duhet ta marr përsipër këtë projekt , qoftë me rimbursim ose me skema të ndryshme. Por burokracia është kaq e madhe, ne e kemi nisur punën që tani, sepse e dimë se çdo të thotë mungesë, qoftë edhe pesë ditë metadoni”, ka bërë të Muçollari.

Sipas tij, ndërprerja trajtimit  jo vetëm mbart rreziqe shëndetësore për këta persona, por edhe për gjithë shoqërinë pasi në mungesë të trajtimit pacientët bëhen më të dhunshëm. “Rastin e fundit që ne konstatuam, dëmet ishin si në shëndetin personal, njëri tentoi të vetëvritet për shembull, apo raste të tjera që u riktheheshin injeksioneve nëpër zona të rrezikshme të trupit. Pasoja psikologjike, të shëndetit publik të njerëzve përreth, familjet e tyre, rritja e nivelit të dhunës, nivelit të vjedhjeve etj”, shton më tej Muçollari. Autoritetet Shëndetësore konstatojnë se numri përdoruesve të lëndëve narkotike e ka kapërcyer pragun e 50 mijë konsumatorëve në vend. Pjesa dërrmuese e të cilëve përbëhen nga moshat aktive 20 deri 35 vjeç.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *