Performanca e 4 vajzave shqiptare e këngës “Nothing Else Matters” është pëlqyer dhe promovuar nga grupi legjendar Metallica.
Kitaristi i grupit Kirk Lee Hammett ka shpërndarë në Facebook videon e vajzave të grupit StrinGirls.
“Performancë fantastike”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos së shpërndarë para pak kohësh në rrjetin social Facebook.
StrinGirls Quartet është një kuartet harqesh i krijuar në vitin 2010 nga katër vajza që performojnë në violinë, violë dhe violoncel.
Në fillimet e tij kuarteti ka performuar muzikë klasike në evente të ndryshme por me kalimin e viteve e StrinGirls e kan zgjeruar repertorin e tyre dhe në zhanera të tjerë si muzikë Pop, Rock, Country, Folk, Jazz.

Bravo Vajza na kenaqet Shpirtin .dhe jeni te gjitha shume Fantastike.
Ja, okay sigurishte qe duhen pergezuar kto vajza kaq simpatike dhe uruar cdo te mire ne pasionin e tyre ,por edhe perse s’do desha te jem kritik ,sepse e njof ate mentalitet shqiptare te lendushem -delikat ,e do kekqkuptohem ,do thoshja ne interes te tyre ,padashur ti prish sadopak ate ndjenje te gezimit te tyre ,se performanca le per te deshiruar ,nqs do ti referohemi ,qendrimit te vajzave ,shikit etj .Ne nji perfomance te tille dhene ne Youtube e luajtur nji nder Perlat e Baladave te nji nder Grupeve me te Fameshme si Metalika ,do duhej ndoshta pak me shume angazhim ,ne ate filmim ,ate dalje ne skene ,duke e pare gjithcka ne detaje ,duke bere qe dhe vet vleresimi te ishte me i arritur ,me dinjitoze . Qendrimi i 3 violinisteve eshte per te ardhur keq ,naiv . Shikimi veshtrimet e tyre si i pajete ,pa ate deshire te brendeshme qe jeton edhe pse te lenduar nga trishtimi qe texti te imponon ,por jo te nenshtruar ,i pashprese ,te pasigurta ,naive etj komponente qe perbejn nji performance dinjitoze profesioniste .Jo vetem intepretimi qe del nga instrumenetet ne nji performance duet ti japi nji mesazhe shikuesit ,por cdo detaje i seciles nga instrumentistet ,duke e bere cfaqjen me te arrire .Si instrumentiste ti duhet te japesh gjithcka pervec levizjes se gjishtrinjve mbi tela ,por qene ne ate role me gjithe enien tende ,e zhytur ne ate Boten e Textit ,si artiste e vertete etj etj . Sigurishte qe per shume aty ,qe e shikojne thjeshte ate performance mundet te mjaftohen me ate mesazh pershendetes te Grupit Metalike e ti mjaftoje thjeshte ,ai mesazh qe nuk eshte tjeter vecse nji Motivacion qe i behet vajzve per se jo dicka hm X- intepretim qe do duhej te vleresohej me nota X .Duhet te jemi kritik per vehten nqs duam te kuptojme kte Bote .
Sidoqofte suxsese gocave .
Cfare ke marre ore Loqe….se po ngateron lopaten me sepaten.Po meqe i ditke te gjitha ik merr gruan dhe motren dhe ben dhe ti nje video .Leri ore Gocat qe ju benke dhe Diktim dhe si te sillen dhe si te levizin .ty Kandari te duhet se loqe qenke boll.