Trajneri i Metalurgut, Urij Maksimov, është shprehur se skuadra e tij ishte e pafat në “Qemal Stafa” të Tiranës, ku u mund 2-0 nga Kukësi. Për sitin zyrtar të klubit ukrainas, ai është shprehur se Metalurgu i ka mundësitë për të kaluar më tej. “E nisëm pa përqendrimin e duhur ndeshjen dhe u ndëshkuam shumë shpejt. Krijuam raste të mira, por nuk arritëm t’i kthenim në gola. Nëse nuk shënon, e pëson. Kundërshtari shënoi dy gola pas goditjeve standard. Ishte një mësim për ne dhe në ndeshjen e kthimit do të bëjmë të pamundurën për t’u kualifikuar”, thotë Maksimov. Në lidhje me ndeshjen e kthimit, trajneri thotë se merr besim pikërisht nga fakti që në Shqipëri skuadrës i mungoi vetëm goli, duke nënkuptuar se është e vetmja gjë për t’u korrigjuar. “Ne ishim më mirë se Kukësi, megjithatë humbëm 0-2. Na mungoi fati, por do të përpiqemi ta përmbysim. E vetmja gjë që na mungoi ishte goli”.
Hic , po…….Habili .