Metamorfoza e Kabashit, sheh kombëtaren e pendohet

anazapta

Atmosfera fantastike e krijuar nga tifozët shqiptarë para dhe gjatë ndeshjes me Norvegjinë ka bërë “gol” në zemrën e Elvis Kabashit, i cili ka mbetur i mrekulluar nga ajo që ka parë në ekranin e televizorit. Djaloshi i ri, aktualisht futbollist i të rinjve të Juventusit, në muajin mars refuzoi thirrjen nga kombëtarja U-21 dhe më pas iu drejtua me një letër FSHF-së, ku kërkonte të mos thirrej më, pasi shpresonte të luante me Italinë, vendi me të cilin ndihej më tepër i lidhur, sipas vetë fjalëve të tij. Por, pasi ka parë spektaklin kuqezi të tifozëve, dashurinë dhe pasionin e madh që rrethonte kombëtaren, Kabashi ka ndjerë pendesë dhe atë e ka shprehur në faqen e tij në Facebook, duke shkruar se ka bërë gabim. “Tani kuptoj pse më keni quajtur tradhtar”, shkruan Kabashi. Edhe unë, si çdo shqiptar, e ndjek, e shoh dhe e adhuroj kombëtaren shqiptare. Të gjithë mund të gabojnë dhe gabimi im më i madh ishte ajo letër drejtuar FSHF-së”. Më tej, 19-vjeçari tregon edhe ndjenjat që provoi në ndeshjen me Norvegjinë, të cilat janë edhe arsyeja që e shtynë të ndryshonte mendje. “Jam përlotur para ndeshjes me Norvegjinë, kam qarë nga fjalët e komentatorit, jam drithëruar nga ajo tifozeri e mrekullueshme dhe atë ditë kam marr një vendim shumë të rëndësishëm. Kam vendosur të rikthehem në kombëtaren shqiptare dhe ju lutem më bëni një vend aty pranë jush e më mbështesni, ashtu si kombëtaren. Mos më quani më tradhtar, sepse më vret shumë ajo fjalë”. Tani mbetet për t’u parë nëse Kabashi do të bëjë të njëjtën kërkesë në FSHF dhe nëse kjo e fundit do të pranojë kthimin e tij, pasi tashmë është në fuqi vendimi i Komitetit Ekzekutiv që nuk lejon thirrjen e atyre që e kanë refuzuar njëherë Shqipërinë. Ky vendim u mor pikërisht pas refuzimit të Elvis Kabashit dhe Mërgim Brahimit, ky i fundit i thirrur nga Zvicra.

 

Share This Article
11 Comments
  • Keta djem te talentuar nuk duhet ti leme jashte ekipit kombetar qe ka nevoje te madhe per talenta per mua Kabashi eshte ne moshe te vogel dhe i pa pjekur qe e ben te beje dhe gabime por rendesi ka qe ka kuptuar vete gabimin dhe po vete po kerkon te luaje ne kombetare duhet te afrohen sa me pare keta talenta me ekipin e pare te kombetares ashtu si u afrua dhe Hysaj ne moshe 19 vjecare edhe Kabashi Jonuzaj dhe disa talente duhet te afrohen me ekipin e pare.

  • Kerkoju falje publike tifozeve te kombetares dhe drejtuesve te federates dhe nuk ka arsye pse ndjesa jote te mos pranohet. Ne jemi komb i vogel dhe nuk kemi luksin te humbim talente.

  • Ky djali i penduar,sa vjec eshte dhe me cilin ekip luan?I talentuar thone per te,po une ne mos qofsha gabim,di qe eshte me te rinjte e Juves,dhe tani eshte rezerve dhe aty.Atehere kur iu be ftesa per ne kombetare,nuk e ndjej veten shqiptar thoshte ky,por italian.Tani kerkon kombetaren si trampoline,per te kapur ndonje kontrate me ndonje ekip/Sa per moshen e vogel,dhe per vendimin qe mori atehere,ky ka baben e vet qe ia merrte ato vendimet e pjekural,Lereni ca kohe te piqet mire,ta shohim me tutje a ben apo jo per kombetaren.

    • Sakt dhe nje llogjike e forte. Natyrisht, ata qe refuzojne ftesen per me teper ne moshen e ketij djali, nuk e kane vendimin e tyre por te prindit. Shqiperia eshte dhe duhet te jete nene per çdo shqiptar. E pra nena, nuk duhet dashur vetem kur eshte mire, por dhe me teper kur kalon veshtersi.Ky nuk eshte moralizim nacioalist. Kjo eshte dhe duhet te jete devize per cilindo. Interesi personal, sigurisht qe eshte madhor, por ai nuk mund te maksimalizohet pa sakrificen.

  • Nëse ky djal ka talent gjithsesi duhet të ftohet në kombtare dhe besoj që do të të jap gjithqka nga vetja e tij për kombtaren… edhe në në luft kemi raste kur njerzit e mëdhej kan dit me fal.
    shpresoj që Kabashi do të jet idhulli i shqiptarve…forca Kabashi forca Shqipria

  • ne qoft se qualiteti i ketij lojtari esht per Shqiperin gjithsesi e ka meritu nje shans te kontriboi ne historin e suksesit te kombetares sone te perbashket. gabime te tilla nuk duhet peshu rend sepse secilli gabon apo ngutet e duhet patur parasysh se federatat e vendeve perkatese e shfrytezojn maksimalisht mekanizmat e tyre per ta mbajt afer vetes e fundi i fundit edhe larg kombetareve tjere. tashme esht praktike qe futbollisteve qe jan te “huaj” po me pasaport te shtetit ku jetojn po i joshin per kombetaren e vet e kur po e luajn nje ndeshje nuk munden me me luajt per nje shtet tjeter e qe nuk jan supertalenta po i qesin prej kombetares e nuk luajn per asnje kombetare tjeter. Kurse fjala tradhetar ne lidhje me sportin esht e tmerrshme dhe shtazarake. federata shqiptare e futbollit ben mire te jet aty edhe kur refuzohen, sikur shpija e prindereve qe esht gjithmon e hapur, keshtu qe edhe e ruan “fytyren” edhe mbetet memedheu i gjith Shqipetareve.

  • Duke u nisur nga mosha dhe rritja ne nje vend si ITALIA . KY DJALOSH I ARTE E BERI TE VETEN. ATE THJESHTE E THIRRI GJAKU : BRAVO DJALOSH. TANI TRADHETARE JANE ATA PO SE THIRREN.Ti lene teorite AI qe refuzon nuk thirret , si MAVRAJ, etj,

  • Po c’eshte ky vendim idiot, po ka refuzuar nje here nuk thirret me.Nese eshte lojtar i mire e i duhet ekipit, jo nje here po edhe 10 here duhet ta ftoni edhe sikur te mos kete pranuar.Budalleqe burokratesh qe drejtojne futbollin paluajtur futboll ndonjehere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *