Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Metamorfoza e pemës së Krishtlindjeve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Metamorfoza e pemës së Krishtlindjeve
Komunitet

Metamorfoza e pemës së Krishtlindjeve

anazapta
Published December 6, 2013
Share
SHARE

Sot ndizen dritat (Bashkia nuk duroi dhe i ndezi që mbrëmë). Të paktën historia e festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, datën 6 dhjetor e njeh si momentin kur dekori ka përfunduar, spina vendoset në prizë dhe… festat janë zyrtarisht të hapura. Në Tiranë ka filluar të ndihet atmosfera, madje ka pasur nga ata që nuk kanë pritur datën 6, siç bëri mbrëmjen e djeshme dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha. Ne kemi bërë një vëzhgim në dyqanet e kryeqytetit, te të cilat, në pamje të parë duket se mund të gjesh gjithçka, që nga një top i vogël 500-lekësh e deri tek një pemë 200 mijë lekë.

Gazmend Qorraj është pronar i një dyqani ku edhe nëse nuk ke lekë në xhep për të blerë diçka, atmosfera e krijuar të imponon që të futesh brenda. Sa hedhim hapin e parë brenda, përveç pemës në formën tradicionale, shohim edhe atë të kthyer mbrapsht. Po po, këtë vit në treg ka edhe pemë të kthyer me kokë poshtë. Sipas Gazmendit, kjo është një nga tendencat më të reja këtë fundvit. Ka qenë edhe vitin e kaluar. Në këtë dyqan çmimi i saj është 390 mijë lekë të vjetra, e lartë 170cm.

Nga ana tjetër Gazmendi pohon se këtë vit mbizotëron e bardha. “Vitin e kaluar ka qenë tendencë e bardha, këtë viti sikur ka ndryshuar. Po sa e preferojnë shqiptarët këtë tendencë? Gazmendi thotë që është përqafuar goxha. “Gjënë e bukur të gjithë e duan, shqiptarët kanë nevojë për atmosferën e festave. E marrin edhe të bardhën. Njerëzit janë të prirur t’u binden tendencave”.

Gazmendi me 20 vjet eksperiencë në këtë treg na tregon se ka filluar të përdoret në masë lulja në pemë dhe ajo për të cilën duhet të kemi kujdes është ndriçimi. Duhet të kombinojmë dritat në bazë të ambientit që disponojmë. Gazmendi e mbyll bisedën me ne: “Ai që e do gjënë e bukur vjen edhe pa pasur mundësi. Me ato 5 lekë që ka afrohet dhe e blen.” Largohet t’u shërbejë klientëve duke na lënë në rrëmujën e ëmbël të këtyre zbukurimeve.

 

Pema e Krishtlindjeve

Vendosja e pemës se Krishtlindjeve e ka zanafillën në shekullin 15 në Estoni, dhe më pas në Gjermaninë e Veriut në shekullin 16. Tradita është trashëguar deri në ditët e sotme. Zbukurimi nis më 5 dhjetor në mënyrë që data 6 ta gjejë gati me dritat ndezur. Ngritja e pemës së Krishtlindjeve paralajmëron ardhjen e festave të fundvitit që shoqërohen me oferta për blerjet. Pema e Krishtlindjeve është kthyer tashmë në traditë jo vetëm për shtëpitë, por edhe për lokalet. Sado e vogël qoftë, ajo gjithmonë sjell atmosferë. Ngjyra e kuqe simboli i festës, këtë vit vjen edhe në versionin e lejlasë apo vishnjës, me lartësi 1-8.5m për hapësira të mëdha. Globet me ngjyra nuk dalin lehtë nga moda e Krishtlindjeve, por duke se lulet po joshin më shumë shijet e klientëve.

 

anazapta December 6, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • eter says:
    December 6, 2013 at 4:12 pm

    basha si mysliman qe eshte mesadukt di te njohe festat pushtuesit osman. Nuk e njeh daten e sakt te festes. Ai automatikisht e tjeterson kete feste.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?