Moikom Zeqo
Sipas Karl Shmitit,- koncepti i “mikut” dhe “armikut” në politikë
Libri i mrekullueshëm i politologut të njohur gjerman dhe personalitetit të shkencës shoqerore , Erhard Epler “Die Widerkehr der Politik” (Rikthimi i Politikës), ka ringjallur tezën e dinjitetit të politikës, të një rikonceptimi më të drejtë dhe më autentik të politikës në rrafshin e dyfishtë, në atë shkencor dhe në atë moral.
A kemi të bëjmë me një ringjallje historike të politikës, apo kemi të bëjmë me një dëshirë utopike të admirueshme?
A kemi të bëjmë me një realitet, apo thjesht me një ëndërr?
Eshtë e besueshme që politika të aktualizohet dhe të njësohet me qytetërimin botëror me parametra moderne, pra me një ndryshueshmëri të përhershme.
Erhard Epler ishte politikan tepër i njohur në Gjermani, (vdiq para nje viti- ne 2019 ) ka marrë pjesë drejtpërdrejt në jetën parlamentare, ishte figurë e socialdemokracisë gjermane.
Në vitin 1999, shkrimet e tij politike në përkrahje të luftës së Kosovës, ishin tejet të rëndësishme (kam shkruar per to .)
Njohës i figurave më të mëdha politike të Europës,
Epleri ka patur interes të jashtëzakonshëm për të vërtetat e politikës.
Ai ka thënë: “Politika është bërë më e vështirë, por është më e nevojshme se kurrë, politika nuk mund të zhduket, por rikthehet. Politika i drejtohet edhe shkencëtarit, edhe politikanit, politika merret me të mirën e përbashkët të gjërave. Në rast dhe shkenca dhe pasioni për politikën, e përjashtojnë njëra-tjetrën, atëherë nuk mund të flitet për pretendime shkencore në politikë. Kështu, edhe Maks Veberi nuk do të quhej shkencëtar. Veberi nuk kërkonte të zbulonte vetëm të vërtetën, por kishte edhe vullnet politik. Nëse politika është tkurrur, është tharë, ka vdekur, dhe veç kësaj, është e panevojshme, por e pashmangshme, kockëfortë dhe e paasgjësueshme, nga kjo mund të varet e ardhmja e të gjithëve ne, veçanërisht e gjeneratave që do të vijnë. Nuk besoj se jam në gjendje të nëdrtoj një urë që ndan teorinë dhe praktikën e politikës, por dëshiroj të vendos një tra aq të fortë sa të mbajë të guximshmit që duan të shohin pak më shumë nga ana tjetër, sepse kanë mësuar ose kuptuar: pa politikë nuk bëhet dot”.
Pikërisht, analizat e shkëlqyera të Erhard Epler unë i detyrohem në subjektin e këtij shkrimi, për të folur për politologun e madh dhe të njohur Karl Shmit si dhe kundërvënien dhe krijimin e koncepteve të “mikut” dhe të “armikut” në politikë.
Kush është (ishte) Karl Shmit (1888-1985)?
Gjatë viteve ’20 të shekullit të kaluar, dijetari gjerman Karl Shmit bënte pjesë në rrethet e djathta të konservatorëve.
Në fillim, nuk e kuptoi rrezikshmërinë e të ashtuquajturit “revolucion hitlerian”,- por në vitin 1936 u grind me nacional-socialistët. Teoria e tij mbi shtetin dhe mbi politikën, ka patur shumë më tepër ndikim nga ç’mendohet.
Vepra kryesore e Karl Shmit “Mbi nocionin e Politikës”, i ka paraprirë disa koncepteve të shtetit totalitar, por megjithatë ka një autonomi hulumtimi interesante. Karl Shmit niset nga koncepti se ashtu siç ka për estetikën një ndryshim midis të bukurës dhe të shëmtuarës, për moralin një ndryshim midis të mirës dhe së keqes, për ekonominë një ndryshim midis së dobishmes dhe së dëmshmes, ose më saktë mes rentabilitetit dhe jorentabilitetit, për politikën ka një çift tjetër nocionesh, miku dhe armiku. Kjo kredo, ka patur një mbështetje historike, por nuk mund të jetë shteruese, përfundimtare për shkak të ndryshimeve të koncepteve mbi vetë politikën. Për Karl Shmit, politika nuk është aty ku bëhet konsensusi, aty ku negociohen kompromiset, por në binomin e “mikut” dhe të “armikut”. Këto koncepte lindin historikisht nga vetë shoqëria, por përcaktohen nga elita shtetërore dhe jo nga populli. Shmiti, ka hedhur poshtë akuzën logjike se gjoja ai ka nënvleftësuar paraprakisht çdo politikë paqeje “në asnjë mënyrë nuk është i vërtetë supozimi se prania politike nuk qenka gjë tjetër veçse luftë e përgjakshme apo çdo veprim politik qenka vetëm negocim ushtarak lufte, a thua se çdo popull kundrejt një tjetri gjendet vazhdimisht përpara alternativës: “mik”, ose “armik” dhe se veprimi i drejtë politik qëndron pikërisht në shmangien e luftës”.
Ky mendim që ka Shmitit, është tepër realist në rastin e gjysmës së shek.XX.
Karl Shmit analizoi ato që u karakterizuan nga Lufta e Ftohtë. Kjo ka qenë epoka më klasike e përcaktimit të koncepteve të “mikut” dhe të “armikut”, çdo lloj neutraliteti ishte i dyshimtë. Politika brenda dhe jashtë përcaktohej nga antagonizmi i dy blloqeve dhe dy ideologjive e megjithatë, kishte për të dyja palët arsye substanciale për shmangien e betejës, luftës së nxehtë dhe kjo u shmang. Ç’gjë e përcakton konceptin e “mikut” dhe të “armikut” në politikë? Koncepti i “mikut” (aleanca), koncepti i “armikut” (lufta). Pa këto koncepte, nuk mund të kuptohet historia botërore për fat të keq. Europa është karakterizuar nga një antagonizëm politik midis Francës dhe Gjermanisë. Për Gjermaninë, Franca ishte armiku, për Francën, Gjermania ishte armiku. Por në të vërtetë, midis popujve francez dhe gjerman, komunikonte gjithçka kulturore dhe progresive, kulturat e të dy popujve nuk kishin në esencë asgjë armiqësore.
Nga kjo pikëpamje, popujt e Francës dhe të Gjermanisë, nuk mund të ishin jashtë politikës armiq. Kjo do të thotë se konceptet e mikut dhe të armikut në politikë, kanë një karakter relativ të vazdhueshëm dhe të përcaktuar nga zhvillimet historike. Le të marrim një shembull substancial: Të krishterët e hershëm në kontinentin evropian. Për afro 4 shekuj, ata u luftuan dhe u masakruan sepse u quajtën “armiqtë më të përbindshëm dhe më të frikshëm” të Perandorisë Romake. Ata nuk lejoheshin që të kishin edhe varre, ndaj përdorën katakombet, varret e nëndheshme. U persekutuan në mënyrë të pabesueshme. Po kur Perandori me origjinë ilire Konstandini I Madh e shpalli krishtërimin fe shtetërore, koncepti i të krishterit armik u tjetërsua në konceptin jo vetëm të mikut, por të vetë qënies së Perandorisë së vonë Romake, që u quajt Perandoria Bizantine.
Në Mesjetë, dukuria e Kryqëzatave të mëdha, kishte krijuar konceptin e “armikut” drejt Jeruzalemit, Tokës së Shenjtë. Në këtë rast, koncepti i “armikut” përfshinte edhe hebrejtë, edhe muslimanët. Në invers të kundërt, të krishterët konsideroheshin “armiq” të Zotit, nga ana e invazionit otoman, apo nga xhihadet e sotme të terrorizmit botëror. Ky ideologjizim i skajshëm, bën arsyetimin e konceptit të “armikut”, pikërisht në terren në tillë të realitetit që nuk ka arsye që popujt pavarësisht ndryshimeve etnike, qytetëruese dhe fetare, të jenë “armiq”. Optika e politikës së sotme moderne, ka një kujdes të veçantë, për të mos thënë një vëmendje të madhe për të mos rënë në apelacionet arkaike të konceptit të “armikut” përsëri. Le të marrim historinë shqiptare. Në shek. XV, osmanët ishin armiq të shqiptarëve dhe krishtërimit, në shek.XX sipas Karl Shmitit, turqit modernë konsiderohen “miq”. Italianët e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore ishin “armiq” të shqiptarëve, kurse sot janë “miq”.
Gjatë regjimit komunist, koncepti i “mikut” alternohej thjesht në “armik”. Në fillim Jugosllavia, Rusia dhe Kina, ishin “mike” (aleate), pastaj “armike”, por pas vitit 1991, koncepti i “armikut” u shkarkua nga ngarkesa e tij e rëndë dhe klasike, pra kemi një vetëasgjesim të konceptit. Sipas Karl Shmit, “armiku” është ai që shpallet nga “shteti”. Po kush është shteti, bashkësia e organizuar që ka të drejtë të caktojë “armiqtë?” Nga ky rreth vicioz nuk mund të dalësh, por mund ta identifikosh. Pas Luftës së Ftohtë, pati një çorganizim të koncepteve të” mikut” dhe të “armikut.”
Ku e ka burimin çoroditja e çuditshme e politikës perëndimore pas shpërbërjes së komunizmit? Çfarë ndodh kur “armiku” ynë, të cilit i kishim kushtuar mendimet dhe veprimet tona për dekada dhe vite me radhë, papritur zhduket? Kur asnjë “armik” i ri, nuk merr vendin e të vjetrit? Kur “miqtë” të cilët ishin vënë dikur bashkë kundër “armikut” të përbashkët, e konsiderojnë tani veten konkurrentë? Në këtë rast, humbet orientimi. E zakonshmja bëhet e pakuptimtë, rutina bëhet absurde. Kjo çon në ndryshimin e konceptimit të politikës, pra të rilindjes së saj.
Kohëra të reja, politikë e re.
Romani i jashtëzakonshëm dhe tronditës i Dino Buxatit “Shkretëtira e Tartarëve” flet për mitologjizimin e konceptit të “armikut.” Një kështjellë buzë një shkretërire, përherë është e përgatitur në ankth për të pritur “armikun”. Vitet kalojnë, koha pluhurizohet, por “armiku” nuk vjen asnjëherë. Eshtë një ankth ekzistencial kafkian. Buron nga një tjetër vepër e Kafkës “Kështjella”.
Duket si një punë sizifiane, çdo përpjekje, në të vërtetë historia botërore ka qenë plot luftëra, por në rrafshin metafizik, parabola e Buxatit dhe e Kafkës, ka një kuptim shumë të thellë. Nëse në rrafsh ndërkombëtar koncepti i “armikut,” sidomos në Evropë ka pësuar një evoluim të çuditshëm, në rrafshin e brendshëm, ende mbijeton koncepti arkaik i “armikut të brendshëm”. Gjatë shtetit totalitar, koncepti i ‘armikut të brendshëm,” është përherë ideologjik, është një politikanizim i skajshëm, jo thjesht i individit, por i grupeve të caktuara, pra një penalizim politik. Dihet se ku çoi kjo katrahurë e tmerrshme. Por në demokracinë e brishtë shqiptare, për shumë arsye të retrogradeve, formimeve të politikanizuara të zhvillimeve të politikës, ende gjallon koncepti i panevojshëm dhe i dëmshëm i “armikut”. Kundërshtarët politikë konsiderohen si “armiq,” kemi kështu një segregacion, një tendencë përjashtuese, një mungesë qytetërimi të vërtetë, shkëlqen në dukje varaku i demokracisë, por jo brendia e saj. Kemi një lundrim aventurier në detin e koncepteve,- pra një padituri. Mungon qartësia si shkëlqimi i zjarrit bengalez mbi dukuritë dhe njerëzit.
Nëse ka qenë e vështirë ringjallja e politikës për popuj me tradita më të mëdha demokratike të Europës, kjo shpjegon se është shumë më e vështirë ringjallja e një politike moderne të vërtetë për shqiptarët, me mungesa të theksuara të traditave demokratike.Megjithatë shembujt shqetësues mungojnë edhe në Europë.
Vetë Erhard Epler e citon një shembull të tillë. “Në një fushatë të politikanizuar elektorale, në Gjermani (1976), pati reflekse të ngjalljes së konceptit të armikut të brendshëm. Kështu, një nga politikanët Manfred Cah, zyrtar i lartë ministror botoi në formën e një romani aludues, përvojën politike që vetë Cah e quan “mobilizim të marrëzisë”. Autori e përshkruan pa zbukurime dhe me llogari cinike, se ç’u bë me shpurën e kryeministrit Filbinger (në roman- Braisinger), në këtë lak kohor: “Kreshendoja e polarizimit pa kushte u rrit deri në kongresin e Partisë, në të cilin Braisinger mbajti një fjalim me polemikë të pashembullt dhe e ndau botën në të mirë dhe të këqinj, në forca konstruktive dhe forca destruktive. Varret që ai hapi, ishin aq të thella dhe të gjera, sa edhe vetë ai, me vullnetin më të mirë nuk mund t’i kapërcente më. Duhej vendosur: kush nuk ishte me të, ishte kundër tij. Oskar Shpeht (në libër – Lothar Shpeth) dhe fraksioni që u bashkua me të, ishin tradhëtarë … Si kalorësi në kështjellë, u trumbetua sinjali i zgjimit. Tashmë kushdo e dinte “kjo nuk ishte më thjesht një fushatë zgjedhore, kjo ishte një fushatë kryqëzatash të krishterë kundër vandalëve të kuq, të cilët në rast fitore do t’i vinin flakën, do të plaçkisnin dhe do të robëronin gjithçka”.
Ky antagonizëm mes kundërshtarëve politikë, ishte shkatërrues. Kjo do të thotë që në një shoqëri demokratike, duhet përjashtuar antagonizmi midis kundërshtarëve politikë. Antagonizmi politik çon në penalizime kolektive dhe të fut në hullinë e një purizmi partiak, të monopolit të së vërtetës vetëm nga një parti. Për fat të keq, lufta politike midis partive të mëdha në Shqipëri ka patur shpesh simptomat e një antagonizmi.
Janë shfaqur si parti përjashtuese për njëra-tjetrën dhe në thelb nuk janë të tilla.
Të gjithë janë shqiptarë, si në njërën parti, ashtu edhe në tjetrën.
Madje ndryshimet në programet e të dyja partive nuk janë të dukshme, dhe janë gati të palexueshme qartë.
Madje as koncepti klasik i “së djathtës” dhe i “së majtës”, nuk përbën identifikimin programor të këtyre dy partive.
Përse vallë kjo betejë kaq “e tmerrshme” midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike? A nuk janë gjëra më të rëndësishme që i bashkojnë sesa gjërat që i ndajnë? Ç’është ky antagonizëm ad-absurdum? Përse duhet të ndodhë kështu edhe pas 30 viteve? A nuk kanë reflektuar politikanët diçka më të rëndësishme? A janë kulturuar politikanët me idetë e demokracisë së vërtetë, apo kanë mbetur prapa? A është përmirësuar përbërja e Parlamentit shqiptar nga përbërja cilësore dhe profesionale, apo deputetët e dale edhe nga zgjedhjet e fundit elektorale, kanë mjerisht një nivel ende diletant?
A mund të kemi në vitin 2020 një politikë kameleoneske me shembuj sinkron të budallallëkut dhe jo një politikë të vërtetë “argumentum ad hominem” (provë ndaj njeriut)?
A është politika një “bellum internecenium” (luftë shfarosëse pa fund), apo është një politikë konstruktive? Ajo që nuk është kuptuar në politikë, është se nuk mund të ecet më me konceptin gjemba-shpues të “armikut të brendshëm”. Ajo që nuk është kuptuar në politikën shqiptare, është se nuk ka ardhur koha e integrimit të brendshëm. Atë që duhet të kuptojë Njëshi i Ekzekutivit është se duhet të ndjekë dhe të sendërtojë tendencën e integrimit, madje dhe të kundërshtarëve të tij politikë, jo vetëm në shoqëri, por edhe në administratë, dhe sidomos të vlerësojë vlerat e larta intelektuale dhe morale të personaliteteve të kulturës së kombit shqiptar, pavarësisht bindjeve të tyre. Ajo që nuk është kuptuar në politikën shqiptare lidhet me faktin e kuptimit të qeverisjes. Nëse politika është administrim i pushtetit, atëherë ky administrim varet nga vetëdija. Po kush e përcakton këtë vetëdije? Vetëm krerët e partive? A nuk është absurde që ata të luajnë role mesanikë, kaq shumë të dështuar dhe pa kuptim? A nuk duhet hequr dorë nga purizmi partiak? Parti e madhe politike është ajo që kultivon tolerancën dhe integrimin e parti e mjerë politike është ajo që kultivon përçarjen dhe dualizmin politik-shoqëror. Politika e madhe ngre ura, politika e vogël dhe e verbër, ngre mure midis njerëzve. Si vallë nuk kuptohet një gjë kaq e thjeshtë dhe kaq njerëzore? Kostumet partiake nuk janë parzmore të hekurta të kalorësve të Mesjetës. Kontributet intelektuale nuk mund të refuzohen për shkak të paragjykimeve, apo për shkak të cilësimit ‘armik” të njërit apo tjetrit lider politik. Koncepti i besnikërisë ndaj liderit, është një koncept arkaik dhe patriarkal, e ashtuquajtura besa e dhënë dhe e ashtuquajtura tradhëti e atij që e thyen këtë besë të dhënë nuk ka të bëjë me demokracinë, por me kodet e ngurta mesjetare të feudalit dhe të vasalit. Kur do të çlirohet Shqipëria jonë nga kjo mëndësi e tmerrshme, e prapambetur që sjell humnera dëmesh?
Nuk është kuptuar ndërkaq në politikën shqiptare edhe koncepti modern i qeverisjes. Postet politike në një qeveri, nuk kanë të bëjnë me pastrimin e administratës nga të pangjashmit politikë, sepse administrata është një substancë, një mekanizëm specialiteti dhe profesional.
Nuk është kuptuar në thelb se në qeverisje është dhe duhet te jete edhe opozita, madje në mënyrë konkrete në pushtetin vendor, opozita e sotme e mohoi idiotesisht pushtetin e saj vendor. Si mund të kemi një absurd kaq të humnershem midis qeverisjes vendore te PS dhe as qendrore pot e PS? Ç’kuptim ka një segregacion i tillë i neveritshëm ne perjashtimin total te opozites? Ku na çon kjo rrugë? Asgjëkundi.A ka një ringjallje të politikës shqiptare? A është e denjë politika shqiptare si veprimtari, si vizion, si vendimmarrje? A është politika shqiptare instrument i humanizmit apo është një dehumanizim i vrazhdë? A është politika shqiptare një përmirësim apo një përkeqësim? A është ajo e dobishme apo shkatërruese (vetëshkatërruese)? Çfarë përfaqëson dhe ndërton politika shqiptare? A ka një politikologji serioze në Shqipëri? Që të ketë një gjë të tillë, duhet të ketë politikanë seriozë, të ditur dhe me vizion. Por për fat të keq, politikanët janë të rutinës dhe vulgariteti i gjuhës në polemikat e tyre, është shprehje e vulgaritetit të shpirtit dhe kulturës së tyre të pakët. Nga kjo pikëpamje, nuk është e pavend që shkruam për kapërcimin e koncepteve të “mikut” dhe të “armikut” në politikë, duke mësuar diçka edhe nga politologu gjerman Karl Shmit. Le të shpresojmë në një ringjallje të vërtetë të politikës shqiptare!
Po cfare ka ndodhur-?Edhe Karl Shmiti do te habitej nga realiteti shqiptar, donese mua teoria e tij me duket mekaniciste.Citoj faktet, -pastaj edhe mund te heshtet. Kur Ilir Meta ishte ne aleance me Sali Berishen ai ishte “armiku “ i PS dhe i Rames ,madje “armik i skajshen” sa dhe u vrane 4 demostrues ne 21 janar- por ne 2013 kur Meta beri aleance me Ramen ai u be “miku “ gati i pazevendesueshem i tij dhe i PS- te dy perjetuan metamorfozen fabulare te shndrimit nga “armik “ ne “ mik”-reciprokisht, ne nje Edicion te Dyte te metamorfozes,- kur Rama me PS e bene ( kurorezuan) Meten President- ne 2019 dhe 2020 kur te dy “armiqte “ e dikurshem, harruan se kishin qene edhe “miq “ dhe jane shndruar ne “armiq” te perbetuar.Kjo paradigme bizare nuk ka fare prespektive poltike per te dy, natyrisht-askush nga sejcili prej tyre nuk do te perjetoje apoteozen dhe nuk del i fituar.
Eshte deshtimi mbas tri dekadash i partive politike te establishmentit te vjeter- koha kerkon nje Emancipim krejt te Ri dhe nje ndryshim Kopernikan per Shqiperine Politike , -se vetem keshtu-nuk ka rruge tjeter- qe te mund te mbijetoje!
Nje Njeri apo popull vleresohet nga respekti,dashuria,sakrifica per Kombin,Identitetin,Traditen.
Nuk ju vjen turp qe consideroni veten “Ilyre” dhe Kostandini nuk nderohet dhe nuk njihet ne Albanistane sa nje spiune dhe Misionare e nje Republike te ashtuquajture e “krishtere” si Tereza qe me parate e Vatikanit kudo qe shkuan ndryshuan kulturen,identitetin,traditen e vendeve ne emer te nje diktature “shpirterore”?
A nuk eshte krim dhe e denuar nga Zoti nje grupi katolike te ndjeke kolonizatoret spanjole ne ameriken latine?
Kush i jep te drejten ketyre te semureve psiqik?
Cfare ndryshimi kane katoliket me kolinizatoret ?
A nuk i kane duart me gjak te Krishteret sidomos barbaret katolike qe pushtuan Kostandinopolin e Ilyrit Kostandin kur shkonin per tek varri i Krishtit qe u “ngjall”?
Si mund te thoni ju qe jini pasarrdhes te Kostandinit dhe Polisin ne nder te Tij Kostandino-polis e quani Stamboll?
Kaq hipokrite dhe mosmirenjohes jini qe Toponimet ne Epirin Greke ju te degjeneruar i kini ndryshuar.
Prandaj ju ka denuar Zoti me pabesite dhe urrejtjen qe kini per Epirin,Vorio Epirin dhe Arvanitasit,ata qe nuk u turqizuan si puna tuaj,por derdhen gjak dhe dhane jeten per Greqine Epirin.
Haha. Je koqe i teri. Sa vjeç je 15. Nga filmat vizatimore ke mesuar historine?
Haha
Kostamdinin ua leme me deshire te tjereve. E para se e ëma ishte nje mejhanexhije nga Anadolli. Obobo, i shkreti ti, qe nuk e dije se Elena kur njohu Kostanc Klorin sherbente ke hani i te atit. Dhe shkrimtaret e krishtere shpiken per te termn Hanxhesha e mire.
Po dhe nje ghe tjeyer nuk di ti more kolopuç: kostandini shfarosi gjysmen e fisit te vet. Vrau te birin, gruan, kunatin, vjerrin e plot niper te vet. Po ne kete rruge vazhduan dhe te bijte. Aq sa perandori Julian mohoi dhe kostandinin dhe krejt faren e vet
E treta Vatikani nuk eshte republije more koqe i vogel adoleshent. Se po te ishe ca me i madh ne moshe do ta kishe meduar a lexuar diku qe eshte Monarki. Dmth mbreteri
E katerta. E di ti qe familja Bojaxhi ishin vlleh nga Kosova me origjine? Rrezik qe bini kusherinj. Keshtu qe mos e shaj kot Terezen se nuk i beri asnje te keqe ndonje shqiptari a Shqiperise.
Ndiq she ti shembullin e arvanitasve qe dhane jeten per greqine. Po sa me shpejt ama. Ne mos jeten te pakten priti testikujt se me kete tru qe paske s te hyjne ne pune.
Tani po me bie nder mend kuptimi i vertete i fjales pellazgos = Pellas kot
Kur katoliket kishin Danten dhe Petrarken, katedralet gotike apo kubene e Bruneleskit, ata trutharet e Kostandinopojes diskutonin pa pushim çfare seksi kishin engjejt. Po dhe ti nga ata do kesh mbire me gjithe keto gomarlleqe qe ke.
Tani po te le nje dtyre shtepie: shko meso dhe medito per fundin e Megares
I le Turqit,zure Katoliket tani o Pellasgos grekoman?
Krimi me i tmerrshem i njerezimit eshte spastrimi Ethnik i CAMERISE nga kriminelet orthodhokse te Kishes Greke.
Lere Shen Terezen,se nuk eshte per gojen tuaj prej vampiresh,shenjtorja shqiptare.
Kisha greke mban mbi kurriz krime te tmerrshme..Ju ngrekomanet,te nxitur nga Kisha kriminale keni therur me sopata priftin shqiptar Papa Kristo Negovani dhe vellane e tij,VETEM PSE FLISNIN GJUHEN E LASHTE EPIROTE-GJUHEN SHQIPE..
Sot nga urrejtja ja keni nderruar toponimin Negovanit.
Fshatin shqiptar Negovan e keni zhdukur nga faqja e dheut.Shtepine e Papa Kristos dhe Papa Theoharit i kini rrafshuar dhe aty ku u sakrifikua Papa Kristo Negovani keni bere shesh grumbullimi plerash.
Ju GREKOMANET mbani mbi shpine krime te perbindshme mbi popullin Cam.Keni therur foshnja me bajoneta.
Ja sa te ligj jeni ju hybridet grekomane,qe guxoni shisni moral ne internet.