Publicisti Veton Surroi, pavarësinë e Kosovës nuk e kishte as në mendje në fillim të viteve 90. Ai më shumë ishte angazhuar për rikthimin e një autonomie brenda Jugosllavisë, siç dokumenton edhe ambasadori i fundit i SHBA në Jugosllavi, Warren Zimmermann, në librin e tij “Origjina e një katastrofe”.
Më 25 shkurt 1990, zëvendëssekretari Eagleburger kishte shkuar për një vizitë dyditore në Jugosllavi. Ambasadori amerikan kujton se në takimin me Eagleburger-in, grupi nga Kosova ishte impresiv dhe i artikuluar.

Sipas tij, Ibrahim Rugova, udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, për të dalë nga kontrolli i Serbisë favorizonte dialogun me qeverinë federale. Në librin e tij, ambasadori amerikan kujton edhe fjalët e Surroit në këtë takim. “Veton Surroi, një shqiptar i ri me një anglishte perfekt, tha që populli i Kosovës nuk pranon regjimin e Serbisë, por po ashtu ata nuk dëshirojnë pavarësi”, kujton Zimmermann në librin e tij, transmeton Republika.info.
Por, diskursi i Surroit ndryshoi në mënyre fondamentale. Pas luftës, ai u bë pjesë e proceseve të një ideje në të cilën asnjëherë nuk kishte besuar – në procesin e pavarësimit të Kosovës. Si anëtar i Grupit të Unitetit, bashkë me pjesëtarët tjerë Surroi u bë armiku më i madh i Lëvizjes Vetëvendosje, e udhëhequr në atë kohë nga Albin Kurti. Por, edhe ky qëndrim i tij ndryshoi shumë shpejt. Sot Surroi llogaritet që ka një influencë shumë të madhe në radikalizmin e opozitës, sidomos të Vetëvendosjes.
Dhe bashkë me Kurtin ai po kërkon bashkimin kombëtar.

Edhe pse kam averzion ndaj V.Surroi si shume qytetare te Kosoves ky verzion per te nuk qendron fare.Pse behet ky dezinformin banal dhe tendencioz.Surroi ka mjaft njolla te zeza por duhet te tregohet e verteta.Nuk behen vleresime nga konteksti i kohes dhe ngjarjeve. Edhepse Surroi gjithemone ishte kundra Rugoves dhe politikes se ti as ai as kurkush tjeter nuk kishte kompetenca te flas per fatin e Kosoves.Qendrimi i ti por edhe i Rugoves ishte ne perputhje te vendimeve te gjithe spektrit politk shqipetar ne Kosove.E ai qendrim(3 versionet e mundeshme) dihet publikisht
Ne nje takim tejet te rendesishem te organizuar nga Ambasadori Zimerman përshkruhet një takimi i rëndësishëm që u organizua në rezidencën amerikane në Beograd, më 26 shkurt të vitit 1990. Nikoqir ishte sekretari amerikan i shtetit, Lawrence Eagleburger, njohës i mirë i Jugosllavisë dhe mik i Serbise si dhe hisenik ne Zastava outo co.(kishte shërbyer në Beograd si diplomat) dhe takimi qe organizuar për ta njohur atë me qëndrimet e forcave politike opozitare në njësitë federale të Jugosllavisë. Të ftuar në këtë takim ishin edhe dr. Rugova dhe Surroi qe paraqitëm qëndrimet që qenë dakorduar që më herët me partite politike ne Kosove.Pra, që Kosova nuk do ta pranojë kurrë sundimin serb, se Kosova do të kërkojë mëvetësinë e saj brenda Jugosllavisë federale apo konfederale dhe se nuk ishte Kosova, siç akuzohej nga shovinizmi serb, ajo që po e prishte Jugosllavinë. Pra, Kosova nuk kishte kërkesë për pavarësi më 26 shkurt të vitit 1990; sikurse edhe ishte qendrimi amerikan dhe europian ne ate kohe. Kerkesa per pamvaresi u artikulua për disa muaj më vonë, pas fillimit të zhbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Deklarimi I dr. Rugovës se pas pavarësimin e Sllovenisë dhe Kroacisë Federata Jugosllave eshte shperbe dhe shqipetaret e Kosoves kerkojne të njëjtën të drejtë si popujt tjere ne Jugisllavi- Pamvaresine.