(Nga një i njohur, një rrëfim i shkurtuar por i vërtetë për një ish-Kryepolic)
Goxha biznesmen-ëëë?!…Heee…E shoh, e shoh. E shoh si hingëllin kundër korrupsionit dhe rryshfetit. E shoh…He!.. Vërtetë Bosss… Po… E di unë si u bë “boss” ky palaço…E di mirë… Ditën e parë të javës së parë, këtij “bosi” që thua ti, i dërgova pakon e parw me 180 mijë lekë, në orën 6 fiks mbasdite. Sapo trokita derën ma hapi e shoqia. Mbeta. Ti e njeh të shoqen. M’i nguli sytë dhe më buzëqeshi aq ëmbël sa, thashë mos kisha ngatëruar gjë katin e pallatit . U mata të kerkojw ndjesë dhe t’ia mbathja, kur nga brenda cicëroi zëri i këtij mikut:
– Eja o byrazer, eja…
Hyra dhe djersët më mbuluan. Hajde të pritur hajde. Varda qerasjet. More konjak do ti, biskota, kafe, limonata…Ç’e pyet!..Sikur kishte ardhur xhaxhai nga Amerika. Eh, lëre,lëre…Të mos e zgjas, bëra si bëra dhe mbasi vendosa pakon mbi tavolinw, pëshpërita ato fjalë që më kishin urdhëruar t’ia thoja:
– 180 mijë…Ju lutem…numurojini…tani…në prezencë…
Kisha menduar se nga “turpi”do të kundërshtonte. As nuk do ta hapte pakon dhe do t’më mërmëriste “në rregull janë” ndaj po pregatitesha që të ngulja kembë, por… Ore… Nuk vajti as mënjanë, por aty. Të dy burre e grua përballw meje, pa pikë turpi! Uhëëë…Ke parë ndonjëherë njerëz që nuk kanë parë para me sy? Kështu edhe ata të dy burr e grua. Me një buzëqeshje që i jargëzonte i ç’palosnin nga njera anë dhe i palosnin nga ana tjeter duke i numuruar njëri pas tjetrit një, dy, tre…Sa më shumë rritej shuma aq më tepër u dridhej zëri, aq më shpesh u kapërdihej gërrmaci…Vetëm t’i shihje: si të babëzitur! Nejse….
Mbasi i mbaruan se numuruari, ajo rifilloi numurimin nga fillimi ndërsa ky miku telefonoi atje ku duhej të telefononte për hesape që mua nuk më hynin në punë. Unë paguhesha vetëm për ketë: Tw sillja paratw.
E di që nuk më beson. Ej kokë!.. Në atë kohë 180 mijë lekë ishin rrogat e 3 muajve. 3 muaj rrogë për një telefonatë…Dhe kjo “punë” dy herë në javë ne orën gjashtë fiks mbasdite.
Herën e dytë e njëjta pritje, herën e tretë “Kapua” me urdhëroi me qesëndi “të mos ia kërkoja numurimin e parave”.Derën ma hapi ky me një buzëqeshje që thartonte. Ajo lante enët në aneks dhe që andej më pyeti për kafe. Pasi nuk pranova, morën pakon dhe më përcollën. Herën e katërt e hapi ajo. Ai ndiqte ndeshjen në televizor. Ajo mori pakon dhe me me volli një “mirupafshim”.Të pestën derën e hapen të dy. Ishin të veshur e të ngjeshur dhe seç më belbëzuan për një vizitë. Më morën pakon dhe më përplasën derën pas kurrizit.
Nejse. Puna erdhi deri aty sa as hunda s’ma kalonte pragun. Hapja derën hidhja pakon e pirdhesha nëpër shkallë. Kulmi ishte kur një ditë pasi mbylla derën dëgjova zërin e një fëmije që foli në telefon:
– Erdhi ajo o ba…Po,po…Gjashtë fiks!
Nuk beson? Mos beso. Vetëm një gjë ta dish. Po të kisha mundësi ta publikoja këtë që të tregova ky m…t bosi do të psherëtinte i kënaqur: “Shyqyr që ky idjot nuk e ka marrë vesh që telefonata urdhëronte policin tek fabrika e çimentos të lejonte trenin me katër vagona të dilte jashtë”.
Katër vagona me çimento…Treeeniiin…
E di që bluan përbrenda një qerre pyetje: Pse në shtëpi? Ç’ne gruaja? Po fëmija?… He,he.. Këto lloj pyetjesh logjike janë kaq të palogjikshme në këtë katrahurë ku jetojmë, sa ky farë “burri”, ose më saktë:ky m..t burri, sot i përdor si çadër “pastërtie”që të sokëllijë e të ulurijë kundër korrupsionit e rryshfetit dhe të mos i hyjë gjemb në këmbë..

Te gjithe jemi fajtor qe Zageret jane shtuar, se ne vete i kemi mesuar duke i ushqyer.
Ne kemi pesuar metamorfoze si shoqeri…
Ndershmeria eshte nje dhurate e shternjte,prandaj nukmund ta kerkosh tek njerez te varfer,ne shpirt.Kjo rendje pas parase duke humbur cdo sens njerezor na ngarkon te gjitheve me faj.