Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, ka firmosur sot një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë zvicerane “Axpo tranding ag”, për furnizimin me gaz.
Pas firmosjes së marrëveshjes në ambientet e METE, Haxhinasto, njëkohësisht zëvendëskryeministër, tha se “marrëveshja me kompaninë zvicerane është me rëndësi për konkretizimin e projektit të gazsjellësit TAP”. Më tej, ai bëri të ditur se brenda pak kohësh pritet të firmoset edhe marrëveshja qeveri-konsorciumi TAP.