Metë-more Metë, hape luftë vërtetë!

Leda Hysa

Lulëzimit kot së koti,

i kemi hyrë në hak,

se ai tash po zbulon,

shpirtin luftarak!

 

“Na kanë hapur lufte-oheej!”,

gjëmon Lulëzimi,

luftë të ashpër të paparë,

do të ketë Edvini!

 

Në Njëzet e Një Qershor,

do ndizet Atdheu,

sa do dridhet përmbi kalë,

dhe vetë Skëndërbeu!

 

Ç’na bëre-o Ilir Meta,

që na hape punë,

kishim paqe relative,

tani vetëm dhunë!

 

Ti duhet të na bashkoje,

në një unitet,

jo të çmendje dynjanë,

veç me një dekret!

 

Këtu janë të gjitha palët,

ndarë si me thikë,

bamb e bumb me deklarata,

askush nuk ka frikë!

 

Të thamë-të mos nxitohesh,

Ilir Kijameti,

tani kauzë kryesore,

është bërë dekreti!

 

Kryetarët e bashkive,

që ka opozita,

thonë-të zhduken KZAZ-ëtë,

pa kaluar dita!

 

Të hiqen listat e zgjedhësve,

shpejt se s’bëjmë shaka,

së në datën Tridhjetë,

zgjedhje nuk ka!

 

Jo-mor- jo askush s’ka mbetur,

atje tek Tre Urat,

janë në luftë të paparë,

të gjitha strukturat!

 

Që të gjithë deklarata,

me zhurmë e me bujë,

Shqipëria asnjëherë,

s’ka qenë kaq rrëmujë!

 

Gjendja qe hiq-mos këput,

pa dalur dekreti,

po përse-përse e nxori,

Metën çfarë e gjeti!

 

Në çdo cep të Shqipërisë,

keq ka plasur sherri,

Ilir-mos u bëj kaq trim,

kur nuk je Enveri!

 

Shqipërinë përsëri,

lumi që e mori,

unë mendoj se Presidenti,

është kryefajtori!

 

Ilir Meta është fajtori,

kryesor dhe pikë,

gjithë të tjerët rreth e qark,

janë periferikë!

 

Situata është absurde,

ta zgjidhi s’ka Zot,

gjithë kjo energji dhe pare,

që na ikin kot!

 

A.DUKA

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *