Meto: Nuk heqim dorë nga kampionati

Dita

Mesfushori fierak i Laçit, Agim Meto, ka bërë paraqitje të mira me skuadrën e tij nga periudha pas janarit deri tani. Lojtari bardhezi, pas largimit nga Flamurtari, ka shënuar 6 gola me fanellën kurbinase, duke i dhënë skuadrës disa pikë të rëndësishme, sidomos tre pikëshin përballë Kukësit në kampionat, ku realizoi dopjetë.

Në prag të përballjes ndaj Flamurtarit, ku ai edhe është aktivizuar gjatë fazës së parë, është shprehur që e ndien rikthimin e golit, i cili i ka munguar gjatë kësaj periudhe. “Unë jam mesfushor, por në fillim arrita të shënoja disa gola. Sigurisht që është shumë e rëndësishme për mua të shënoj, por më tepër rëndësi ka fitorja e skuadrës. Kemi zhvilluar ndeshje të mira, kemi marrë pikë jashtë fushe, por humbja pak ditë më parë ndaj Tiranës e ka vështirësuar misionin tonë për të arritur vendin e katërt të tabelën e klasifikimit. Gjithsesi, ne nuk jemi dorëzuar. Nuk heqim dorë lehtë nga arritja e pozicionit të katërt. Mundësitë i kemi dhe ne do të sakrifikojmë deri në fund. Gjithashtu jemi edhe finalistë të Kupës, por si fillim duhet të fitojmë përballjen ndaj Flamurtarit. Unë jam profesionist dhe i shërbej skuadrës ku luaj. Arrita të shënoj gol në ndeshjen në Vlorë dhe pse mos të realizoj përsëri. Duhet të rikthehem te goli për t’i dhënë vetes më tepër moral, por gjithashtu për ta ndihmuar skuadrën”, shprehet mesfushori Agim Meto në prag të ndeshjes së sotme me Flamurtarin.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *