Fëmijët në një shkollë në Britani kanë filluar një metodë të re që i ndihmon për t’u përqendruar në studime, ku duhet të bëjnë rreth 1.6 km vrap në ditë.
Kjo shkollë është pjesë e një studimi rreth zhvillimit të shëndetit. “Është fantastike. Ky është një zhvillim masiv në jetën e cdo njeriu.
Është më e shëndetshme, na bën të ndihemi më të fortë,”– tha një nxënës për BBC.
Ndër nxënësit e shumtë që u pyetën për këtë gjë, një nxënëse tha: “Të vraposh për 1.6km na ndihmon që të qëndrojmë më të shëndetshëm dhe na ndihmon me detyrat e leximin.”
Kjo ide filloi në Skoci por shumë shkolla kanë vendosur që ta zbatojnë.
“Gjumi i tyre është përmirësuar, ata po përqendrohen më shumë në klasë dhe sjellja e tyre po ndryshon për mirë. Shëndeti i tyre fizik është shumë i mirë,” – Andy Knox, drejtor i ‘Të jesh mirë me shëndet.’
